☁️
Tiranë 15°C · Vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 90.86 ▼0.47%
ARI 4,835 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,752 ▲ +0.88% ETH $2,356 ▲ +1.58% XRP $1.3893 ▲ +2.13% SOL $84.8900 ▲ +1.39%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 90.86 ▼0.47 % ARI 4,835 ▲0.23 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 90.86 ▼0.47 % ARI 4,835 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
16 Apr 2026
Breaking
Kosova

Grafite në Manastirin e Deçanit

Në Kosovë, udhëheqës politik reaguan pas njoftimeve se persona të panjohur kanë shkruar në muret e objekteve ndihmëse të manastirit të Deçanit në Kosovën perëndimore, grafite si “Chaliphate is coming” (Kalifati po vjen),”ISIS” (Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit), “UÇK”, (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) “AKSH”, (Armata Kombëtare Shqiptare dhe disa mbishkrime ne gjuhen arabe.

decan

Tash për tash nuk janë dhënë më shumë hollësi nga autoritetet e rendit.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tha në një reagim se “vandalizimi i një monumenti të trashëgimisë kulturore dhe të karakterit fetar nuk i kontribuon ndërtimit të mirëbesimit mes komuniteteve dhe bie ndesh me vlerat e tolerancës ndërfetare dhe etnike që janë vënë në gurthemelin e shtetit të Kosovës”.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci tha në një deklaratë në rrjetet sociale se “fillimisht duhet të dënojmë nje incident të tillë sepse objekti i Manastirit të Deçanit nuk është vetëm mur por trashëgimi e mbrojtur me ligje të Republikës dhe ka statusin si një vlerë të njohur botërore edhe nga UNESCO. Për më shumë, grafite me mesazhe të tilla janë edhe kundër vlerave më të shenjta të luftës për çlirimin e Kosovës. UÇK kurrë nuk ka luftuar për çështje fetare por emancipuese në frymën evropiane. Për dallim nga shtetet e tjera ballkanike që kanë pasur njësite xhihadiste apo ekstremiste panortodokse, ne kemi zhvilluar një luftë të ndihmuar nga aleanca më e madhe në botë NATO. Dora e atij që fut në një fjali UCK dhe ISIS nuk është dorë që ua do të mirën shqiptarëve, pakicave dhe Kosovës”, thuhet ne reagimin e zotit Thaci.

Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se e dënon ashpër abuzimin me emrin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga grupe të caktuara, me qëllime të ulëta të njollosjes së vlerave të saj.

Grafitet e sotme, të shkruara nga persona të panjohur në muret e Manastirit të Deçanit, që synojnë identifikimin e UÇK-së me organizata të huaja terroriste e kriminale si “ISIS” dhe “Kalifati Islamik”, kanë tendenca të qarta antishqiptare dhe kundër luftës së drejtë e të pastër për liri, të bërë nga populli dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës. AAK vlerëson se tendencat për çfarëdo asociimi apo identifikimi të luftës dhe vlerave të UÇK-së me grupe dhe organizata të tilla kriminale, kanë dështuar edhe në të kaluarën e do të dështojnë edhe sot e përgjithmonë. Lufta e popullit të Kosovës për liri e pavarësi, ishte luftë e drejtë dhe e pastër, që buroi nga populli i Kosovës dhe aspiratat e tij për liri, kurse UÇK ishte ushtri e pastër e popullit të Kosovës. AAK do të angazhohet edhe në të ardhmen për bashkëjetesë midis të gjitha komuniteteve etnike e fetare në Kosovë, dhe për liri të ushtrimit besimit të të gjitha komuniteteve”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.