☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 102.07 ▲0.3%
ARI 4,010 ▼0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,671 ▼ -1.1% ETH $2,309 ▼ -1.13% XRP $1.2941 ▲ +0.24% SOL $99.6300 ▼ -1.9%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.07 ▲0.3 % ARI 4,010 ▼0.72 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.07 ▲0.3 % ARI 4,010 ▼0.72 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

GREQI – 59 persona nën akuzë për një mashtrim të madh fiskal

ATHINË, 27 /ATSH-AFP/- Drejtësia greke ka nisur procedimin penal ndaj 59 personave, të dyshuar si pjesëtarë të një rrjeti të gjerë kriminal që dyshohet se ka organizuar një skemë mashtrimi fiskal me vlerë afro 100 milionë euro, duke përdorur si mbulesë një zinxhir furrash buke dhe pastiçerish në Greqi, raportoi agjencia greke e lajmeve, ANA.

Mes të dyshuarve është edhe pronari i rrjetit “Horiatiko”.

Ata akuzohen, ndër të tjera, për pjesëmarrje në organizatë kriminale, mashtrim, evazion fiskal, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash.

Disa prej tyre përballen edhe me akuza për trafikim seksual, vjedhje me dhunë, mashtrim dhe mospagim të kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Sipas hetuesve të cituar nga televizioni publik ERT, furrat e bukës dyshohet se përdoreshin për të deklaruar artificialisht të ardhura dhe për të lëshuar fatura shitjeje, me qëllim pastrimin e parave të siguruara nga veprimtari të tjera.

Mes personave të ndaluar ka edhe kontabilistë dhe një ish-sindikalist.

Pronari, i cili sipas raportimeve ishte dënuar edhe më parë, zotëronte gjithashtu disa klube nate dhe restorante në Athinë dhe rrethinat e saj, si dhe në ishujt turistikë Mykonos, Rodos dhe Zakinthos.

“Horiatiko” është një zinxhir grek furrash buke dhe pastiçerish me dhjetëra pika shitjeje, veçanërisht në Atikë, rajonin që përfshin Athinën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.