☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.48 ▲1.58%
ARI 4,043 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,976 ▲ +1.56% ETH $2,355 ▲ +2.16% XRP $1.3284 ▲ +2.42% SOL $102.1300 ▲ +2.29%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.48 ▲1.58 % ARI 4,043 ▼0.79 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.48 ▲1.58 % ARI 4,043 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Greqi, riformatohet kabineti qeveritar i Tsiprasit

Kryeministri grek, Alexis Tsipras pritet të ndryshojë kabinetin qeveritar të shtunën, me synimin për të përshpejtuar konkluzionet e rishikimit kyç mbi programin e ndihmave të shpëtimit, si dhe për të rritur popullaritetin e qeverisë së tij.
Lajmi është bërë i ditur nga burime qeveritare për agjencinë e lajmeve “Reuters”, këtë të premte.
Ministri i Financave, Euclid Tsakalotos, kryenegociatori mes Athinës dhe huadhënësve ndërkombëtarë të Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, pritet ta ruajë postin e tij.
“Riformatimi pritet të shpallet që sot, por ceremonia e betimit do të zhvillohet ditën e nesërme”, tha zyrtari grek në kushtet e anonimitetit.
Greqia kërkon të përfundojë me sukses rishikimin ndaj reformës së punës dhe çështjeve fiskale, për t’u kualifikuar kështu për më shumë lehtësime borxhi dhe për t’u përfshirë në programin e blerjes së bonove nga Banka Qendrore Europiane. Kjo do ta ndihmonte vendin të risiguronte aksesin në tregjet e bonove brenda vitit 2018, atëherë kur skadon edhe programi aktual i shpëtimit.
Tsipras mund të zëvendësojë ministrin e Energjisë, Panos Skourletis, si dhe ministrin e Transportit Detar, Thodoris Dritsas, të cilët kanë kundërshtuar haptazi privatizimin, një sinjal që Athina kërkon të qetësojë kreditorët e saj, të cilët e kanë akuzuar për zvarritje në shitjen e aseteve shtetërore, një prej pikave kyçe të ndihmës së tretë të shpëtimit.
Ministrat e Brendshëm dhe të Punës priten gjithashtu të zëvendësohen, tha një zyrtar tjetër.
Tsipras është zgjedhur kryeministër për herë të parë në janar të vitit 2015, duke premtuar t’i jepte fund masave shtrënguese, por e përmbysi kursin e tji 6 muaj më vonë kur nënshkroi për ndihmën e re të shpëtimit, programin e tretë për Greqinë që kur nisi kriza financiare në vitin 2010. Ai u rizgjodh në shtator të vitit të kaluar, por popullariteti i tij ka rënë ndjeshëm me kalimin e muajve, ndërsa partia e tij “Syriza” duket se radhitet pas “Demokracisë së Re” në sondazhet e fundit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.