Gucati: Projektligji për Specialen besoj që do të kalojë edhe në lexim të dytë
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka deklaruar se është i bindur që projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara do të miratohet edhe në lexim të dytë.
Gucati ka vlerësuar kalimin e projektligjit në lexim të parë me 91 vota, duke thënë se tashmë mbetet të pritet votimi i dytë.
“Me rëndësi Ligji kaloi me 91 vota. Kush nuk ka vota, le të mbetet në ndërgjegjen e tyre. Tash po presim edhe leximin e dytë dhe të kalojë edhe në lexim të dytë”, ka deklaruar Gucati.
Ai ka bërë të ditur se nuk ka zhvilluar biseda me deputetë për të marrë sinjale rreth votimit të ardhshëm.
“S’kam biseduar me asnjë deputet dhe s’kam marrë sinjale nga askush”, ka thënë ai.
Gucati ka theksuar se OVL-UÇK ka dalë publikisht për t’u dhënë kurajo deputetëve që ta mbështesin projektligjin.
“Ne kemi dalë që t’u japim kurajo të gjithë deputetëve që ta votojnë ligjin për plotësim-ndryshim për Gjykatën Speciale”, është shprehur ai.
Kryetari i OVL-UÇK-së ka shprehur bindjen e tij se projektligji do të marrë mbështetjen e nevojshme edhe në votimin e dytë.
“Jam i bindur që sot do të kalojë edhe në leximin e dytë”, ka deklaruar Gucati. /Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.