⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,663 ▼1.21%
DOW 52,868 ▲0.02%
NASDAQ 26,009 ▼2.6%
NAFTA 99.31 ▲2.22%
ARI 4,042 ▼2.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,409 ▼ -3.72% ETH $2,386 ▼ -4.28% XRP $1.3034 ▼ -6.06% SOL $103.5800 ▼ -4.24%
S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 99.31 ▲2.22 % ARI 4,042 ▼2.6 % S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 99.31 ▲2.22 % ARI 4,042 ▼2.6 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Politika

“Gurët janë armë e ftohtë në duart e protestuesve”- Ministri Gonxhja: Nuk e ktheni dot bulevardin në tortë pavarësie

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka argumentuar sot në emisionin “Off the Record” në A2CNN se heqja e gurëve të trotuareve në bulevardin e Tiranës u bë për të shmangur përdorimin e tyre si armë e ftohtë gjatë protestave.

Gonxhja u ndal te mënyra se si protestuesit mblidhnin gurët në kova për t’i përdorur më pas sipas tij si municion, duke e krahasuar këtë skenë me episodin e tortës së pavarësisë.

Sipas ministrit, pamjet filmike tregojnë se gurët merreshin nga trotuaret, grumbulloheshin në kova dhe më pas shpërndaheshin mes protestuesve për t’u përdorur gjatë përplasjeve.

“Nuk mund të kthehet dot bulevardi dhe anët e tij në një tortë pavarësie, ku merreshin gurët e trotuareve, dhe po këta që bëheshin merak për marrjen e gurëve nga ana e ekskavatorëve të bashkisë, për të hequr armën e ftohtë që mund ta përdornin njerëz që bënë atë që kanë bërë këto ditë më këto gurë dhe bulevardin historik, duhet të kishin folur më parë për vlerën që ka ky bulevard”, tha Gonxhja.

“Natyrisht që është heqje arme, hiqja e gurëve. Videot janë të qarta, është tërësisht pamja e tortës së pavarësisë mënyra si hidhen në kova dhe nga këto kova përdoret si municion që shpërndahen mes njerëzve dhe këto gurë…Kishim të bërë me gurë që ishin shumë të rrezikshëm si armë e ftohtë dhe që janë më kollaj të lëvizshëm. Nuk mund të lëviznim natyrisht godinat, por aty ku mundemi, pse jo, bëhet një lëvizje, përderisa e ke shkatërruar trotuarin dhe do rimozaikohet përsëri nga ustallarët, i garantoj qytetarët”, vijoi ministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.