Haxhiu: Ja pse Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhje…, por Rama të mos japë dorëheqjen!
Analisti Baton Haxhiu në studion e “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu, arsyetoi zgjidhjen e tij për situatën aktuale me të cilën po përballet qeveria e kryeministrit Edi Rama, referuar protestave studentore.
Haxhiu thotë se moralisht, Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhje, por nuk bie dakord që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen për shkak të trazirave.
Analisti thotë se qeveria aktuale ka nevojë për rikonfirmim të autoritetit me votë dhe se në pranverën e ardhshme, Shqipëria do të zhvillojë dy palë zgjedhje, të përgjitshme dhe lokale.
“Në protestë gjithçka është e logjikshme. Studentët kanë dëshirë të projektojnë kërkesat e tyre dhe vendosin në përgjithësi njerëz të pushtetit ose pushtetin për atë që kërkojnë. Sa janë këta të aftë ta perceptojnë një realitet pas dorëheqjes së kryeministrit? Shqipëria ka një kohë që është brenda demokracisë diskursive, të cilën e ka projektuar kryeministri. Aty ai mban peshën e përplasjeve verbale me të gjithë. Të gjithë në Shqipëri kanë të drejtën ta kritikojnë.
Problemi është demokracia procedurale. E ka ndërtuar ky pushtet, ka ndërtuar një autokraci funksionale, por të rrezikshme për demokracinë. Nëse unë kam thënë që Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhje, sepse kemi një problem me atë që quhet autoriteti i gërryer. Autoriteti i gërryer me flamingot, me studentët, me të gjitha gjërat që kanë qenë më herët e kanë gërryer më herët. Autoriteti e do një gjë, rivendosjen ose rikonfirmimin, kjo është vetëm me zgjedhje.
Problemi kur flasim për dorëheqje është e nesërmja. Është procedurë. Nga aspekti moral, Shqipëria e meriton të shkojë në zgjedhje. Nga aspekti juridik, unë nuk jam për të dhënë dorëheqjen kryeministri. Unë propozoj, e vetmja rikonfirmim i asaj që quhet votë, janë zgjedhjet. Kur jam pjesë e asaj që quhet pse duhet dhe duhet shpejt, i kemi zgjedhjet lokale. Janë të vështira të mbahen dy palë zgjedhje. Nuk mundet shteti të ketë vakumin e autoritetit dhe mungesës së shtetit në një periudhë të gjatë. Pse zgjedhje lokale dhe të përgjithshme?”, tha Haxhiu.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.