☁️
Tiranë 20°C · Vranët 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,324 ▼0.23%
DOW 50,198 ▼1.11%
NASDAQ 24,430 ▲0.42%
NAFTA 83.03 ▲0.87%
ARI 3,716 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $63,780 ▼ -0.56% ETH $1,799 ▲ +0.04% XRP $0.9820 ▼ -0.07% SOL $74.3800 ▲ +0.03%
S&P 500 7,324 ▼0.23 % DOW 50,198 ▼1.11 % NASDAQ 24,430 ▲0.42 % NAFTA 83.03 ▲0.87 % ARI 3,716 ▼0.69 % S&P 500 7,324 ▼0.23 % DOW 50,198 ▼1.11 % NASDAQ 24,430 ▲0.42 % NAFTA 83.03 ▲0.87 % ARI 3,716 ▼0.69 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Bota

HAGË – GjND: Mianmari kreu gjenocid ndaj komunitetit mysliman Rohingya

– Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND), organi më i lartë gjyqësor i Kombeve të Bashkuara, vendosi sot se Mianmari ka kryer gjenocid ndaj pakicës myslimane Rohingya, në kuadër të operacioneve të dhunshme ushtarake, që detyruan qindra mijëra njerëz të largoheshin nga vendi.

Sipas vendimit, forcat e sigurisë së Mianmarit vranë të paktën 10 mijë persona, kryen dhunë seksuale në shkallë të gjerë dhe shkatërruan fshatra të tëra. Operacionet u përqendruan kryesisht në veri të shtetit Rakhine, ku jetonin rreth 815 mijë pjesëtarë të komunitetit Rohingya.

Gjykata vlerësoi se veprimet e autoriteteve, kishin si synim shkatërrimin e një pjese të konsiderueshme të këtij komuniteti.

“Gjykata është e mendimit se i vetmi përfundim i arsyeshëm, që mund të shpjegojë veprimet e Mianmarit është synimi për të shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të grupit të mbrojtur, konkretisht popullsinë Rohingya në veri të shtetit Rakhine”, deklaroi gjyqtari Yuji Iwasawa.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), më shumë se 740 mijë pjesëtarë të komunitetit Rohingya, u larguan drejt Bangladeshit gjatë operacioneve ushtarake, të cilat nisën në vitin 2016.

Dëshmitarët, organizatat për të drejtat e njeriut dhe OKB-ja kanë raportuar vrasje masive, përdhunime dhe raste kur njerëzit janë djegur të gjallë në banesat e tyre. Dhuna seksuale ndaj grave dhe vajzave është përdorur gjithashtu, për të penguar lindjet brenda komunitetit.

Çështja u paraqit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 2019 nga Gambia, e cila akuzoi Mianmarin për shkelje të Konventës së vitit 1948 për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit. Padisë iu bashkuan edhe 11 vende të tjera, mes tyre Kanadaja, Danimarka, Franca, Gjermania, Holanda dhe Britania e Madhe.

Autoritetet e Mianmarit i kanë mohuar akuzat, duke pretenduar se ushtria kishte vepruar në mënyrë të ligjshme kundër grupeve kryengritëse.

Vendimi i GJND-së është përfundimtar dhe detyrues. Ai mund të ketë ndikim edhe në çështje të tjera ndërkombëtare për gjenocidin, përfshirë padinë e Afrikës së Jugut kundër Izraelit, lidhur me luftën në Rripin e Gazës. Izraeli i ka mohuar akuzat.

Ndërkohë, në një proces të veçantë penal, prokurorët e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, kanë kërkuar lëshimin e një urdhërarresti për kreun e ushtrisë së Mianmarit, gjeneralin Min Aung Hlaing. Gjykatësit ende nuk kanë marrë një vendim për kërkesën. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.