⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.54 ▲1.51%
ARI 4,007 ▼0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,045 ▼ -2.61% ETH $2,230 ▼ -3.97% XRP $1.2589 ▼ -2.64% SOL $97.3700 ▼ -2.96%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.54 ▲1.51 % ARI 4,007 ▼0.61 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.54 ▲1.51 % ARI 4,007 ▼0.61 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Hahn kërkon ndihmë financiare për mediat në Ballkanin Perëndimor

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, kërkoi që mediat në Ballkanin Perëndimor të ndihmohen me mbështetje financiare dhe tha se për lirinë e mediave dhe mbrojtjen e gazetarëve nuk janë të mjaftueshme vetëm ligjet, por edhe gjyqësori efikas dhe i pavarur që garanton zbatimin e këtyre ligjeve.

Strategjia e BE-së për Ballkanin Perëndimor ka krijuar dinamikë të re në perspektivën evropiane të rajonit dhe procesi i zgjerimit “ka marrë një vrull të ri pozitiv”, por ky, fatkeqësisht, nuk është rasti edhe te liria e mediave, tha Hahn në Shkup, teksa hapi konferencën dyditore “BE-Ballkani Perëndimor: Ditët e mediave”.

Hahn po ashtu tha se mediat mund t’i kontribuojnë pajtimit në Ballkanin Perëndimor, duke iu kundërvënë stereotipeve dhe polarizimeve.

Duke folur për pozitën ekonomike të mediave, Hahn theksoi nevojën që mediat në Ballkanin Perëndimor të kenë mbështetje konkrete financiare.

Në tubimin e rreth 300 përfaqësuesve të mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir, tha se dhuna ndaj gazetarëve po rritet globalisht dhe se gazetarët në Ballkanin Perëndimor janë veçanërisht të cenueshëm.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, tha se “lajmet e rreme vazhdojnë të inkurajojnë konflikte”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.