☁️
Tiranë 12°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.12 ▲2.52%
ARI 3,606 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $60,281 ▲ +0.66% ETH $1,689 ▲ +0.55% XRP $0.9425 ▲ +2.21% SOL $70.8000 ▲ +1.99%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.12 ▲2.52 % ARI 3,606 ▲0.42 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.12 ▲2.52 % ARI 3,606 ▲0.42 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Kosova

Haliti: Besian Mustafa e di kush ia ka vrarë babanë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur për çështjen e vrasjeve të pazbardhura politike në Kosovë, duke thënë se për këto raste ekzistojnë dokumente, dosje dhe dëshmi të personave që kanë dhënë deklarata.Duke iu referuar edhe vrasjes së veprimtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhemajl Mustafa, Haliti në ATV ka thënë se është më mirë që këto çështje të trajtohen në mënyrë institucionale dhe të mos vazhdojnë diskutimet e pakonfirmuara mes njerëzve.Ai ka paralajmëruar se vazhdimi i akuzave dhe përmendja e emrave pa u sqaruar plotësisht rastet mund të shkaktojë përçarje dhe armiqësi ndërmjet familjeve.“Gjithçka ka ndodhur, ka letra, ka dosje, gjithkush ka dëshmuar ose ka folur. Për me e spastru, mos me fol vesh më vesh me njëri-tjetrin, më mirë është të mbyllen gjërat. Siç janë mbyllur”, ka deklaruar Haliti.Ai ka theksuar se çështja e vrasjeve është veçanërisht e ndjeshme, pasi, sipas tij, po krijohet përshtypja se po etiketohen njerëz të LDK-së.Në këtë kontekst, Haliti ka përmendur edhe deputetin e LDK-së, Besian Mustafa, djalin e Xhemajl Mustafës, duke thënë se ai mund të ketë informacione lidhur me vrasjen e babait të tij ose mund të kërkojë ndihmë për zbardhjen e rastit.“Aty ka deputetë si zoti Mustafa që ia kanë vrarë babanë. Ai pak a shumë e di kush ia ka vrarë babanë. Kanë qarkulluar lloj-lloj të dhënash, ose nuk e di, por kërkon ndihmë për ta zbuluar”, ka thënë Haliti.Deklarata e tij rikthen në vëmendje çështjen e vrasjeve politike të pasluftës në Kosovë, për të cilat ndër vite janë ngritur akuza dhe janë zhvilluar diskutime publike, ndërsa zbardhja e plotë e tyre vazhdon të mbetet çështje e ndjeshme për familjet e viktimave dhe opinionin publik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.