☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,774 ▲0.66%
DOW 51,268 ▲0.18%
NASDAQ 27,477 ▲1.05%
NAFTA 87.20 ▼2.49%
ARI 4,182 ▲0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $86,058 ▲ +0.07% ETH $2,708 ▼ -0.42% XRP $1.5033 ▼ -0.62% SOL $119.6300 ▼ -0.94%
S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 87.20 ▼2.49 % ARI 4,182 ▲0.61 % S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 87.20 ▼2.49 % ARI 4,182 ▲0.61 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Kosova

Hamza fajëson Vetëvendosjen për situatën politike: Dhuna e mbrëmjes së djeshme në protestë ishte “jo proporcionale”

Kreu i PDK-së thotë se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje dhe kërkon stabilitet politik e institucional; kërkon që gjithçka të mbetet demokratike e ligjore.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për pavendosmëri, duke e mbajtur atë përgjegjëse për situatën e krijuar politike në vend, siç njofton KosovaPress.

“Unë nuk besoj që vendi duhet të shkoj në zgjedhje. Unë besoj se duhet të ketë stabilitet politik, institucional. Ka pasur opsione, nuk të pëlqen me PDK-në, bëje me Lidhjen Demokratike të Kosovës… Prandaj, [Vetëvendosje] është përgjegjëse për situatën e krijuar në vend”, tha Hamza.

Në të njëjtën deklaratë, Hamza shprehu keqardhje për eskalimin e protestës në mbrëmjen e djeshme para Kuvendit të Kosovës, duke i quajtur veprimet e dhunshme jo proporcionale. “Më vjen keq për ato që kanë ndodhur në mbrëmje, unë normalisht që kërkoj që gjithçka të jetë demokratike ligjore, por realisht dhuna e përdorur… nuk është mirë t’i shohim këto skena nga qytetarët e Kosovës, dhuna ka qenë jo proporcionale”, tha ai.

Më 5 tetor situata u tensionua para Kuvendit të Kosovës: protestuesit hodhën mjete piroteknike drejt ndërtesës, ndërsa Policia përdori gaz lotsjellës e topa uji. Protesta u shpërnda pas mesnatës, por qytetarët janë rikthyer sot në orën 09:00 para Kuvendit, duke kërkuar votimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.