🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.15 ▲2.56%
ARI 3,618 ▲0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $60,159 ▲ +0.28% ETH $1,685 ▲ +0.1% XRP $0.9374 ▲ +1.48% SOL $70.4700 ▲ +1.03%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.15 ▲2.56 % ARI 3,618 ▲0.74 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.15 ▲2.56 % ARI 3,618 ▲0.74 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Kosova

“534 mjekë pa punë”, Erton Maliqi tregon se prej katër vjetësh nuk po arrin të punësohet si mjek

Erton Maliqi, i diplomuar në mjekësi para katër vjetësh, ka thënë se që nga përfundimi i studimeve nuk po arrin të gjejë punë në profesionin e tij, ndërsa ka theksuar se edhe mjekë të tjerë janë detyruar të punojnë jashtë profesionit, përfshirë në qendra telefonike (Call Center).

Në emisionin Debat Plus, Maliqi ka deklaruar se 534 mjekë janë pa punë, duke treguar edhe përvojën e tij pas përfundimit të studimeve dhe vështirësitë me të cilat është përballur në kërkim të një vendi pune si mjek.

Ai ka treguar se pas përfundimit të studimeve gjashtëvjeçare në mjekësi, ka kryer edhe praktikën gjashtëmujore, e njohur si stazh, për të fituar përvojën praktike në profesion.

Më pas, ai ka punuar për tetë muaj në sektorin privat të shëndetësisë, ndërsa ka folur edhe për punësimin e mjekëve përmes një marrëveshjeje mes Komunës së Gjilanit dhe kompanisë private “KosovaMed”.

Megjithatë, ai ka thënë se kontrata ishte ndërprerë dhjetë muaj para përfundimit të afatit dyvjeçar, për shkak të problemeve që, sipas tij, kishin lindur lidhur me votimin e buxhetit.

Maliqi ka treguar se gjatë asaj periudhe mjekët ishin paguar me pagë minimale, pa u kompensuar sipas koeficientit përkatës të mjekut të përgjithshëm dhe pa iu paguar kujdestaritë.

“Gjatë asaj periudhe, ne jemi pagu me një rrogë minimale”, ka theksuar ai.

– YouTube www.youtube.com

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.