Tiranë 34°C · Pjesërisht vranët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.95 ▲1.06%
ARI 4,421 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $64,507 ▲ +0.23% ETH $1,923 ▲ +1% XRP $1.0051 ▲ +0.64% SOL $77.5300 ▲ +1.6%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.95 ▲1.06 % ARI 4,421 ▲0.02 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.95 ▲1.06 % ARI 4,421 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Politika

Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Do të trajnojë edhe pilotë të NATO-s, FA më e mirëpaguara në rajon

Shkolla Kombëtare e Fluturimit çeli sot dyert e saj. Në ceremoninë e zhvilluar në Bazën Ajrore të Rinasit, kryeministri Edi Rama tha se kjo është një tjetër dëshmi të transformimit të Forcave të Armatosura shqiptare gjatë dekadës së fundit.

Sipas tij ushtria shqiptare ka kaluar nga një gjendje e braktisur në një forcë moderne, duke theksuar se sot Forcat e Armatosura janë më të mirëpaguarat në rajon.

“Ja ku jemi, sot shkolla kombëtare e fluturimit çel dyert e saj. Sot, Forca e Armatosur është më e mirëpaguara në rajonin tonë dhe ambicia jonë është që, në rrugën tonë drejt BE-së, forcat tona të jenë në mesataren e forcave të NATO-s në kontributin e shtetit dhe të taksapaguesve për pagat e tyre”, deklaroi kryeministri.

Rama bëri të ditur se Shkolla Kombëtare e Fluturimit nuk do të shërbejë vetëm për përgatitjen e pilotëve shqiptarë, por edhe për stërvitjen dhe certifikimin e pilotëve të vendeve aleate të NATO-s, duke përmendur fillimisht Kosovën.

“Po përjetojmë një kapitull të ri në raportin e rinisë. Shkolla e fluturimit është e hapur për të stërvitur e certifikuar edhe pilotët e rinj të aleatëve të NATO-s pa diskutim edhe duke filluar nga Kosova. Kjo shkollë gëzon kredibilitetin e ekspertëve ndërkombëtare dhe njerëzve tanë të Forcës Ajrore”.

Kryeministri u ndal edhe te sfidat e sezonit veror, duke deklaruar se Forca Ajrore është e përgatitur për t’u përballur me emergjencat, veçanërisht me zjarret, që sipas tij mbeten një nga sfidat kryesore të muajve të nxehtë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.