☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲0%
ARI 4,181 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $80,846 ▼ -0.94% ETH $2,347 ▼ -2.98% XRP $1.2598 ▼ -3.17% SOL $101.0100 ▼ -3%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲0 % ARI 4,181 ▲0 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲0 % ARI 4,181 ▲0 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Kosova

Haradinaj flet për emërimet e Kurtit: Me ligj nuk e di që është keq, por është e panevojshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për zhvillimet e fundit në vend.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për zhvillimet e fundit në vend.

Për emërimet që janë bërë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Haradinaj tha se me ligj nuk janë të gabuara, por janë të panevojshme.

“Edhe ata si kryeministri, edhe ata janë ushtrues detyre tash, ose në detyrë quhen tash zëvendësa, nuk janë zëvendësa. Me ligj nuk e di që është keq, por është e pahijshme tash, e panevojshme realisht. Nuk e shoh pse duhet të ndodhë në këtë mënyrë tani. Unë besoj që më e rëndësishme është të angazhohet qeveria për t’i kryer punët që janë dhe që mund të kryhen, por këto emërime të tilla tash nuk e kanë një shije të mirë kur janë fushatë, nuk duken mirë. Janë shpallur zgjedhjet, janë vetëm 40 ditë deri në zgjedhje, nuk janë të hijshme. Nuk e kuptoj pse bëhen”, tha Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

I pyetur se si do t’i gjejnë këto zgjedhje qendrore, duke qenë se AAK është në zgjedhje të brendshme, Haradinaj tha se listës i prin Ardian Gjini, i cili do të jetë kandidat për kryeministër.

“Ne punojmë vazhdimisht, i kryejmë detyrat tona, jemi afër strukturave, votuesve dhe temave, dhe jemi të gatshëm. Listës sonë i prin Ardian Gjini, është mandatar për kryetar qeverie, një njeri vërtet par excellence politik, një shembull i politikës. Tani është kryetar i Gjakovës, që është edhe një shembull i qeverisjes së mirë. Unë besoj që do të kemi sukses në këto zgjedhje”, tha Haradinaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.