Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 20 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.85 ▲0%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230 EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230
₿ CRYPTO
BTC $63,846 ▲ +1.1% ETH $1,728 ▲ +1.35% XRP $1.1442 ▲ +0.92% SOL $71.7100 ▲ +3.63%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.85 ▲0 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.85 ▲0 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230 EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230
20 Jun 2026
Breaking
Kosova

Haradinaj thirrje Kurtit: Kryeministri të ndalë mashtrimin me dialogun

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti të ndalë “mashtrimin” në procesin e dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.
Gjatë seancës së sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, ish-kryeministri Haradinaj kërkoi edhe sqarime nga kreu i ekzekutivit për asociacionin e komunave serbe në Kosovë.

“I kërkoj kryeministrit të ndalë mashtrimin me dialogun, të paktën në komunikim më palët e brendshme të jetë më i saktë”, tha Haradinaj.

Në kuadër të pyetjeve parlamentare, deputeti Haradinaj tha se kryeministri Kurti duhet të tregoj saktë a është pro, apo kundër asociacionit në përputhje me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“A është kryeministri kundër Asociacionit? Dëgjojmë nganjëherë kryeministrin të përmend lloje të asociacionit. Për këtë i bëjë pyetje në start, trego nëse je ose jo? Pyetja vazhdon, a je kundër asociacionit në bazë të marrëveshjes së Brukselit, po ashtu edhe në bazë të gjeturave të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. A je kundër një asociacioni në përputhje me Kushtetutën e Kosovës? Po jep shumë versione, nuk e kuptojmë pse po ndodh ashtu. A je për asociacion gjeografik, sepse diku e ka përmend dhe është mirë të na tregojë çka nënkupton. Kur e përmend një version të asociacionit, për kënd e ka në mendje dhe pse ne duhet të hapim versione të reja të asociacionit?”, tha Haradinaj.

Në prill 2013, Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli, patën arritur Marrëveshjen e parë të Brukselit, ku në bazë të kësaj marrëveshjeje parashihej krijimi i një asociacioni të komunave me shumicë serbe.

Më 2015, po në kuadër të dialogut të Brukselit, palët arritën Marrëveshjen mbi parimet për krijimin e këtij asociacioni, marrëveshje e cila ende nuk është jetësuar, përkundër insistimit të Beogradit zyrtar. Në tetor 2015, kjo marrëveshje u dërgua për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin e nxjerrë në dhjetor të vitit 2015, tha se marrëveshja për asociacionin në 23 pika të saj, nuk është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe që akti juridik i Qeverisë së Kosovës dhe statuti që zbaton parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, duhet të plotësojë standardet kushtetuese./KosovaPress/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.