☁️
Tiranë 28°C · Vranët 10 June 2026
S&P 500 7,316 ▼0.96%
DOW 50,257 ▼1.21%
NASDAQ 25,345 ▼1.3%
NAFTA 91.16 ▲3.36%
ARI 4,142 ▼3.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $62,254 ▲ +1.18% ETH $1,645 ▲ +0.37% XRP $1.1163 ▼ -1.5% SOL $64.8100 ▲ +0.65%
S&P 500 7,316 ▼0.96 % DOW 50,257 ▼1.21 % NASDAQ 25,345 ▼1.3 % NAFTA 91.16 ▲3.36 % ARI 4,142 ▼3.37 % S&P 500 7,316 ▼0.96 % DOW 50,257 ▼1.21 % NASDAQ 25,345 ▼1.3 % NAFTA 91.16 ▲3.36 % ARI 4,142 ▼3.37 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

Harta e drogës, shtatori me ngjarje dhe shifra rekord, janë asgjësuar rreth 100 mijë rrënjë kanabis

Edhe gjatë muajit shtator Policia e Shtetit ka asgjësuar rreth 100 mijë rrënjë kanabis në mbarë vendin. Sasia më e madhe është agjësuar në Memaliaj dhe Tepelenë, ndërsa bimë janë gjetur edhe në Tiranë, Vlorë, Përmet dhe Mat.
Pas korrjes dhe paketimit vjen radha e shitjes dhe trafikimit. Në muajin shtator sipas statistikave zyrtare të policisë është kapur një sasi rekord kanabisi e destinuar për tregun vendas dhe atë të huaj, përfshirë sasinë prej 3 ton të bimës gjysmë të tharë që u kap në Mat para disa ditësh.
Totali vëtëm për muajin shtator dhe 2 ditët e para të tetorit arrin rreth 6 ton hashash i sekuestruar.
Sasitë më të mëdha janë kapur në 3 tentativat me gomone që janë nisur nga brigjet shqiptare në drejtim të Italisë. Tentativa trafikimi janë konstatuar edhe në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Portit të Durrësit, ndërsa numri total i të arrestuarve gjatë muajit shtator shkon në 24 persona.
Por mesa duket, trafikantët kanë zgjedhur një tjetër pikënisje për të trafikuar ngarkesat drejt Italisë, atë përmes Adriatikut. Ulja e avionit të Guidos në Ishëm, laboratori i kanabist i gjetur pranë kësaj  zone, kapja e një djali të ri nga Vlora në Gjirin e Lalzit me 200 kg hashash dhe skafi me 2 italianët në bord që mendohet të jetë nisur nga Kepi i Rodonit, ngrenë dyshime se trafiku i kanabist është zhvendosur në pjesën veri-perendimore të Durrësit.

Tahiri: Koço, interesa të paligjshme

“Bëhet fjalë për një përpjekje goxha intensive për të përbaltur punën e Policisë së Shtetit dhe tani përveç SHQUP-it hyjnë edhe segmente të caktuara të medias, të cilat kanë edhe guximin që të fabrikojnë raporte, herë nga Shërbimi Informativ, herë nga partnerët, të cilat nuk ekzistojnë gjëkundi. Gjithsesi, unë nuk do të doja që këtë ditë ta shpenzoja me pallavrat që është mësuar ky cikël llumi në politikë dhe në disa segmente të medias ndaj gjithë atyre që nuk përputhen me interesat politike personale dhe shpesh herë kriminale”, thotë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.