☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 7,019 ▲0.75%
DOW 48,480 ▼0.12%
NASDAQ 23,963 ▲1.37%
NAFTA 91.04 ▼0.26%
ARI 4,824 ▼0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,400 ▲ +0.32% ETH $2,359 ▲ +1.87% XRP $1.3854 ▲ +2.21% SOL $85.0300 ▲ +1.13%
S&P 500 7,019 ▲0.75 % DOW 48,480 ▼0.12 % NASDAQ 23,963 ▲1.37 % NAFTA 91.04 ▼0.26 % ARI 4,824 ▼0.53 % S&P 500 7,019 ▲0.75 % DOW 48,480 ▼0.12 % NASDAQ 23,963 ▲1.37 % NAFTA 91.04 ▼0.26 % ARI 4,824 ▼0.53 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

Hashashi, “furtunë” në dogana; arrestohen 18 punonjës

Prokuroria për Krimet e Rënda ka urdhëruar arrestimin e shefit të stacionit policor dhe 9  punonjësve të Policisë në Portin e Durrësit, si edhe 8 doganierëve të Qafë-Thanës, Durrësit e Tiranës, të dyshuar se kanë siguruar kushtet për kalimin e dy ngarkesave të ndryshme, me peshë totale 10 ton kanabis sativa, nga Shqipëria në Itali.

Këto ngarkesa kanë kaluar në shkurt dhe mars të këtij viti.

Për të gjithë këta persona, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se kanë konsumuar elementët e veprës penale të “trafikut të narkotikëve” në bashkëpunim. Për këtë arsye, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg”, të cilat u zbatuan nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, si edhe Policisë së Shtetit, për zbatim.

Të arrestuarit janë:

1.    Ymer Blloshmi, doganier, përgjegjës turni, Qafë-Thanë
2.    Iliras Malja, doganier pranimi/verifikimi, Qafë-Thanë
3.    Maliq Kadilli, agjent doganor, Qafë-Thanë
4.    Kastriot Topulli, agjent doganor, Qafë-Thanë
5.    Gëzim Dervishi, specialist në Policinë e Portit Durrës
6.    Mexhit Xhixha, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
7.    Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
8.    Agron Kapllani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
9.    Gentian Selmani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
10.    Medi Demiri, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
11.    Fatmir Plaku, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
12.    Julian Doraci, Shef i Stacionit Policor, Porti Durrës
13.    Edmond Luzi, doganier eksporti, Porti Durrës
14.    Ylli Vogli, doganier peshore, Dogana Vorë (Tiranë)
15.    Vladimir Ziu, doganier regjimi, Dogana Vorë (Tiranë)
16.    Erald Kulla, agjent doganor, Dogana Vorë (Tiranë)
17.    Behar Sula, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës
18.    Nezir Bardhoshi, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës

Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të informacioneve të siguruara nga autoritetet italiane për kapjen e këtyre ngarkesave me lëndë narkotike, ka nisur hetimet, nga ku janë siguruar të dhëna, të cilat krijojnë dyshimet e arsyeshme për përfshirjen e zyrtarëve policorë dhe doganorë në trafikun e lëndëve narkotike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.