🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,684 ▼0.77%
DOW 51,482 ▼0.67%
NASDAQ 26,820 ▼0.92%
NAFTA 92.98 ▲0.62%
ARI 4,156 ▼3.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,585 ▼ -1.41% ETH $2,685 ▼ -0.36% XRP $1.4914 ▼ -2.82% SOL $118.9800 ▼ -3.4%
S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 92.98 ▲0.62 % ARI 4,156 ▼3.83 % S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 92.98 ▲0.62 % ARI 4,156 ▼3.83 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Kosova

Haxhiu: Deklarata e Kuvendit për Specialen nuk ka peshë juridike, por përcjell një mesazh të rëndësishëm

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ishte e rëndësishme që Kuvendi të shprehte qëndrimin e tij përmes një deklarate lidhur me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, në një bisedë me moderatorin Ermal Panduri, Haxhiu tha se deklarata e Kuvendit ka rëndësi edhe për të ardhmen, në mënyrë që gjeneratat e reja të dinë se cili ishte qëndrimi i këtij institucioni ndaj vendimit.

“Pas vendimit të padrejtë, ka qenë shumë e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës ta thotë fjalën në raport me këtë aktgjykim. Ndoshta jo vetëm në rrethanat e sotme, por edhe pas shumë vitesh, kur të flasim për një vendim të tillë, të rinjtë dhe të rejat e Republikës së Kosovës të dinë se cili ka qenë roli i Kuvendit”, deklaroi Haxhiu.

Ajo iu përgjigj edhe kritikave se Kuvendi nuk ishte mbledhur më herët për të miratuar deklaratën, duke shpjeguar se institucioni kishte qenë në një situatë të kontestuar në Gjykatën Kushtetuese, sikurse edhe Qeveria.

“Kemi vlerësuar se duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk ka pasur masë kushtetuese”, tha ajo.

Haxhiu theksoi se pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në diskursin publik kishte pasur tensione dhe gjuhë nxitëse, si në debatet televizive, ashtu edhe në rrugë.

“E kam konsideruar të rëndësishme që të kalojnë disa ditë dhe pastaj të arrijmë në Kuvend, të dakordohemi për një deklaratë të tillë, e cila është shprehje e vullnetit politik të Kuvendit të Kosovës”, u shpreh Haxhiu.

Ajo sqaroi se deklarata nuk ka peshë juridike, por, sipas saj, rëndësia e saj qëndron te mesazhi politik dhe uniteti i treguar nga partitë parlamentare.

“Nuk ka peshë juridike, por është e rëndësishme të përcjellim një mesazh dhe të dëshmojmë se të gjitha grupet parlamentare – Lëvizja Vetëvendosje, PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe pakicat joshumicë – kemi arritur të bëhemi bashkë dhe ta miratojmë një deklaratë”, deklaroi Haxhiu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.