“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… R
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot më 26 shtator një takim me shqiptarët në New York.
Rama tha se në këtë vend ka qenë vite më parë me Hashim Thaçin.
Deklaroi se regjistri kombëtar i diasporës është dritarja e investimit në Shqipëri.
“Unë kam qenë vite më parë me Hashim Thaçin këtu. Besoj që nga atëherë kanë ndodhur shumë gjëra pozitive për diasporën. Tashmë nuk ka vetëm një lidhje ekonomike mes shqiptarëve në diasporë dhe Shqipërisë. Dërgesat financiare të diasporës patjetër që janë të rëndësishme, pasi janë kujtesë për njerëzit në Shqipëri dhe për atdheun.
90 përqind e familjeve shqiptare kanë përfituar nga dispora dhe për këtë do jemi mirënjohës pa fund. Diaspora tashmë nuk është vetëm kujtesë, por është një partneritet që ka hyrë në rrugën e zhvillimit, kemi organe të një trupi që kemi ndërtuar, kemi institucione të diasporës. Sot kemi samite, ku bëhen balance dhe merren përsipër angazhime. Ne kemi edhe strategjinë Diaspora 2030, që ka në përmbajtjen e vet kujdesin për shqiptarët që jetojnë jashtë.
Kemi nisur të mbajmë një regjistër të diasporës, për ata që duan të investojnë në Shqipëri. Ky ndryshim në marrëdhënie ka ndodhur në mendësi. Regjistri kombëtar i diasporës është dritarja e investimit në Shqipëri. Vezët që m’u hodhën janë një shenjë, se ka dinamikë. Një nga hedhësit e vezëve kishte ardhur nga Anglia dhe shpresoj të ketë kaluar mirë me policinë e New Yorkut. Unë u ndodha njësoj si në Shqipëri, edhe policia e protestuesit, njësoj si në atdhe”, u shpreh Rama.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.