☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,996 ▲ +0.66% ETH $2,266 ▲ +0.75% XRP $1.2524 ▲ +0.33% SOL $95.0400 ▼ -0.82%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Hedhja e vezëve ndaj Kurti, lajm edhe në mediat botërore

Incidenti i së shtunës në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave të njohura ndërkombëtare.

Pamjet nga seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës janë publikuar nga disa prej mediave dhe agjencive më të mëdha të lajmeve në botë, duke e bërë incidentin një nga momentet më të komentuar të zhvillimeve të fundit politike në Kosovë.

Agjencia “Associated Press” publikoi videon me titull “Ligjvënësja opozitare hedh vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në seancën parlamentare”.

Agjencia “Reuters” u ofroi mediave fotografi dhe video, ndërsa “The Guardian” publikoi videon duke e titulluar “Ligjvënësja kosovare i hedh vezë kryeministrit”.

Këtë incident në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës e publikuan edhe portali i BBC-së dhe “Skynews”.

Ndërkaq, hedhja e vezëve ndodhi në një moment tensioni gjatë seancës, pasi kryeministri në detyrë dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kërkoi më shumë kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike, duke argumentuar se dialogu mes partive mund të shmangë zgjedhjet e reja.

Pas incidentit, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi ndërhyrjen e sigurimit, ndërsa zhvillimet në Kuvend u shoqëruan me përplasje dhe akuza mes pozitës dhe opozitës.

Pasqyrimi i këtij incidenti nga mediat ndërkombëtare vjen në një kohë kur Kosova po përballet me një ngërç të zgjatur politik dhe institucional. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.