☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 95.25 ▲1.18%
ARI 4,165 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $83,443 ▲ +0.04% ETH $2,505 ▲ +0.12% XRP $1.3703 ▲ +0.68% SOL $107.0100 ▲ +0.59%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 95.25 ▲1.18 % ARI 4,165 ▼0.29 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 95.25 ▲1.18 % ARI 4,165 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Politika

Hekurudha Kuq e Zi rikthehet në fokus, Hoxha dhe Kurti flasin për projekte madhore

Prishtinë, 31 maj 2026 – Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka takuar sot kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Takim, gjatë të cilit u diskutua mbi ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe hapat konkretë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas ministrit, biseda u zhvillua në një atmosferë të hapur, vëllazërore dhe përmbajtësore, duke reflektuar nivelin e lartë të marrëdhënieve mes dy vendeve. Palët vlerësuan se bashkëpunimi i shkëlqyer politik duhet të shoqërohet me rezultate konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve në të dy anët e kufirit.

Në qendër të diskutimeve ishte nevoja për të avancuar projekte me rëndësi strategjike dhe kombëtare.

Veçanërisht u theksua rëndësia e projektit të Hekurudha Kuq e Zi, si dhe zhvillimi i korridoreve energjetike dhe të transportit që synojnë rritjen e lidhshmërisë ekonomike dhe infrastrukturore ndërmjet dy vendeve.

Gjithashtu, u diskutua mbi zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të përbashkët, përfshirë arsimin, kulturën, shkencën, sigurinë, mbrojtjen dhe diplomacinë.

Gjatë takimit, Hoxha riafirmoi mbështetjen e plotë të Shqipërisë për Kosovën në proceset që lidhen me forcimin e demokracisë, shtetit të së drejtës, institucioneve dhe subjektivitetit ndërkombëtar të saj.

Ai nënvizoi se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë krah Kosovës me përkushtim dhe vizion afatgjatë, si në marrëdhëniet dypalëshe ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, duke mbështetur përpjekjet për konsolidimin e mëtejshëm të shtetit dhe forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit në rajonin e Ballkani Perëndimor.

Më herët, Hoxha mbajti një konferencë të përbashkët për mediat me Glauk Konjufcën, zëvendëskryeministër i Parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës.

Ky i fundit vlerësoi progresin e Shqipërisë në reforma dhe në procesin e negociatave…(Lexo më shumë)

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.