☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 95.70 ▲1.66%
ARI 4,162 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $83,372 ▼ -0.19% ETH $2,501 ▼ -0.19% XRP $1.3709 ▲ +0.76% SOL $107.0000 ▲ +0.21%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 95.70 ▲1.66 % ARI 4,162 ▼0.38 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 95.70 ▲1.66 % ARI 4,162 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA – Një gjykatë federale zgjat bllokimin e ndalimit të mediave nga Shtëpia e Bardhë

UASHINGTON, 14 tetor /ATSH-DPA/ – Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zgjatur vendimin që ndalon administratën e presidentit Donald Trump t’u heqë gazetarëve të CNN, ”Politico” dhe ”MS NOW” të drejtën për të raportuar nga Shtëpia e Bardhë.
Vendimi u dha dje duke u garantuar përkohësisht këtyre mediave aksesin në ambientet presidenciale.

Gjykatësi Timothy Kelly miratoi një urdhër paraprak që pengon administratën të përjashtojë sërish gazetarët e tri organizatave mediatike nga kompleksi i Shtëpisë së Bardhë. Ky vendim zgjat mbrojtjen e përkohshme që gjykatësi kishte vendosur në fund të shtatorit dhe që pritej të përfundonte dje.

Në vendimin e tij, Kelly shkroi se presidenti Trump ka të ngjarë t’i ketë ndaluar këto media sepse beson se raportimet e tyre janë përgjithësisht të pasakta dhe të njëanshme ndaj tij.

Megjithatë, gjykatësi theksoi se heqja e akreditimeve mund t’i pengojë gazetarët dhe organizatat mediatike të publikojnë lajme që presidenti kundërshton.

Në mesin e shtatorit, Trump njoftoi se synonte të ndalonte CNN, Politico dhe MS NOW nga Shtëpia e Bardhë, duke i akuzuar për raportime të rreme dhe të njëanshme.

Në përgjigje, tri mediat ngritën padi kundër administratës, duke pretenduar se po ndëshkoheshin për mënyrën se si raportonin dhe se po cenohej liria e shtypit.

Në vendimin e tij të parë, në fund të shtatorit, Kelly vlerësoi se mediat kishin gjasa të fitonin të paktën në pretendimin se administrata u kishte mohuar procesin e rregullt ligjor. Ai iu referua precedentëve shumëvjeçarë të gjykatës federale të apelit në Uashington, sipas të cilëve heqja e akreditimeve të gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë kërkon rregulla të qarta, njoftim paraprak dhe respektimin e procedurave përkatëse.

Vendimi i fundit nuk përbën një gjykim përfundimtar mbi kushtetutshmërinë e ndalimit të vendosur nga administrata Trump.

Ai siguron vetëm mbrojtje të përkohshme për tri mediat, ndërsa procesi gjyqësor vijon dhe gjykata do të shqyrtojë pretendimet për kufizimin e aksesit të gazetarëve dhe respektimin e lirisë së shtypit. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.