Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 04 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.74%
DOW 50,687 ▼1.21%
NASDAQ 26,854 ▼0.89%
NAFTA 95.18 ▼0.87%
ARI 4,498 ▲0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $62,463 ▼ -7.24% ETH $1,737 ▼ -7.94% XRP $1.1467 ▼ -7.78% SOL $67.8900 ▼ -10.25%
S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.18 ▼0.87 % ARI 4,498 ▲0.7 % S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.18 ▼0.87 % ARI 4,498 ▲0.7 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Kronika

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU: Bllokuam qindra kg ushqim

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas njoftimit se ditën e djeshme mbi 50 studentë të Akademisë së Policisë janë paraqitur në QSUT, të dyshuar për helmim nga ushqimi.

AKU nënzion se janë ushtruar kontrolle në kuzhinë brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë dhe janë marrë disa monstra për ti dërguar në laborator për çështje inspektimi.

Si rrjedhojë, AKU njofton se ka bllokuar qindra kg ushqime te Akademia dhe te kompania në fjalë.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në funksion të informimit publik dhe transparencës bën me dije se, nëpërmjet një komunikimi ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk ka marrë informacion për dyshim helmimi të disa kursantëve pranë kësaj akademie.

Menjëherë nga AKU janë kryer verifikimet përkatëse në subjektin SORI-AL, subjekt i cili ushtron veprimtarinë e catering-ut pranë këtij institucioni, ushqim që vjen i gatshëm prodhuar në ambientet e garnizonit “Skërnderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura Tiranë.

Sipas kontrollit të ushtruar të ambientet e kuzhinës së vendosur brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë, u konstatua se subjekti ushtron aktivitetin në kushte higjieno-sanitare të përshtatshme.

Nga verifikimi në moment kontrolli rezulton që në këtë ambient nuk kryhet proces gatimi, produktet vinin të gatshme catering nga subjekti SORI-AL, prodhuar në ambientet e kuzhinës së “Garnizoni Skënderbej”, Tiranë.

Më konkretisht në moment kontrolli u konstatua pilaf, makarona, fasule, sallam dhe kos i hapur gati për shërbim, nga të cilat u bllokuan 85.9. kg produkt dhe u mor mostër për analizim mikrobiologjik, që u dërguan pranë laboratorit të ISUV.

Për mungesë të një sistemi funksional dhe të plotë gjurmimi ndaj subjektit u vendos masë administrative me gjobë në vlerën e 100 mijë lekëve.

Në vijim të ndjekjes së gjurmueshmërisë u krye kontroll edhe në ambientet e subjektit SORI-Al me adresë “Garnizoni Skënderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, ku u konstatua se OBU nuk u gjet në proces pune pasi prodhimi kryhet në orare të caktuara.

Në subjekt nuk u konstatua produkt i gatshëm për konsum, pasi produktet e prodhuara shpërndahen menjëherë tek pikat kontraktuese.

Për qëllim të inspektimit në subjekt janë marrë mostra për produktet e konstatuara dhe më konkretisht djathë i bardhë lope, kos lope, vezë, sallam për analizim të ngarkesave mikrobiologjike të cilat u dërguan pranë laboratorit të ISUV.

U bllokua sasia gjendje prej 67.3 kg produkte,1350 kokrra vezë, dhe ndaj subjektit u vendos masa administrative me gjobë për mungesë të sistemit të plotë të gjurmueshmërisë në vlerën e 100 mijë lekëve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë me ndjekjen hap pas hapi të gjithë procesit dhe marrjen e masave në vijim me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas njoftimit se ditën e djeshme rreth 50 studentë të Akademisë së Policisë janë paraqitur në QSUT, të dyshuar për helmim nga ushqimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.