☁️
Tiranë 12°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,927 ▲ +0.21% ETH $2,233 ▼ -0.04% XRP $1.1527 ▼ -0.72% SOL $89.6300 ▲ +0.06%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dyshohet ushqimi

Rreth 40 studentë të Akademia e Sigurisë në Tiranë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në ambientet e këtij institucioni.

Sipas informacioneve paraprake, menjëherë pas drekës të së mërkurës studentët kanë shfaqur shqetësime shëndetësore, ku disa prej tyre kanë pasur komplikacione më të rënda dhe janë dërguar për trajtim në spital.

Dyshohet se shkak është bërë ushqimi i konsumuar pasi Akademia e Sigurisë e siguron shërbimin ushqimor përmes një kompanie private kateringu.

Kursantët kanë shfaqur simptoma si të vjella dhe diarre, ndërsa rreth 10 ambulanca kanë mbërritur të mërkurën pasdite në Akademi për t’i transportuar ata drejt spitalit, pas përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore.

Nga burime thuhet se kursantët e Akademisë kanë ngritur vazhdimisht shqetësime lidhur me cilësinë e ushqimit që u ofrohet.

Gjendja e studentëve të prekur raportohet se është nën kontroll, dhe të gjithë janë larguar nga spitali pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa hetimet vijojnë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.