⛈️
Tiranë 20°C · Stuhi 04 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.74%
DOW 50,687 ▼1.21%
NASDAQ 26,854 ▼0.89%
NAFTA 94.89 ▼1.18%
ARI 4,490 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $63,322 ▼ -5.44% ETH $1,763 ▼ -6.2% XRP $1.1572 ▼ -6.82% SOL $68.5100 ▼ -8.63%
S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 94.89 ▼1.18 % ARI 4,490 ▲0.51 % S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 94.89 ▼1.18 % ARI 4,490 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Kronika

Helmohen dhjetëra pushues polakë në Vlorë, u ndjenë keq pasi konsumuan ushqim në anije

Rreth 80 pushues polak, shumica prej të cilëve adoleshentë, janë helmuar këtë mbrëmje në Vlorë.

Dyshohet se turistët kanë konsumuar ushqim teksa udhëtonin në një anije turistike në zonën e Karaburunit. Më pas, ata nuk janë ndjerë mirë dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Mbi 25 prej tyre janë duke u trajtuar në spital, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Drejtoresha e Spitalit të Vlorës, Bruna Mersini thotë se turistët janë të gjithë të moshave 14-15 vjeç dhe janë paraqitur me çrregullime gastrointensinale, por ende nuk dihen shkaqet e helmimit.

“Situata ka ardhur pasi këta fëmijë kanë udhëtuar gjithë ditën, pasi kanë ardhur nga Shkodra që prej mëngjesit dhe kanë marrë anijen për në ishullin e Karaburunit. Në momentin që na vjen një person me çrregullime gastrointensinale, fillojmë hetimin. Është hetim epidemiologjik dhe gjithë skuadra e hetimit është duke kryer analizat përkatëse dhe shumë shpejt do të dalim në një konkluzion. Këta janë fëmijë, edhe vapa, edhe qëndrimi në diell në Karaburun, mund të jetë një arsye e dytë që ka shkaktuar situatën. Kështu që pa dalë analizat, pa dalë rezultatet e para, pa u kryer hetimi, ne nuk mund të japim një konkluzion. Gjendja shëndetësore e tyre është nën kontroll, si çdo lloj shqetësimi tjetër gastrointensinal”.

Një tjetër autobus me rreth 50 turistë që kërkojnë trajtim ka mbërritur në spital, por Drejtoria e Spitalit të Vlorës njofton se nuk ka kapacitetet e mjaftueshme, ndaj disa nga pacientët do të dërgohen drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Ndërkohë, drejtori i AKU-së Ani Binaj, është shprehur se ka nisur hetimi për rastin. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Vlorë njofton se ka nisur kontrollet në të gjitha vendet ku kanë ndaluar dhe kanë konsumuar ushqim turistët polakë, që janë nisur këtë të premte nga Shkodra drejt Karaburunit.

Gjetjet paraprake orientojnë te një lidhje e mundshme mes operatorit që ka shërbyer ushqim dhe kushteve klimaterike me temperatura të larta, thuhet në deklaratën e AKU Vlorë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.