⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 84.24 ▼3.01%
ARI 4,090 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,548 ▲ +0.33% ETH $2,105 ▼ -0.19% XRP $1.0899 ▲ +0.13% SOL $85.6500 ▼ -0.89%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.24 ▼3.01 % ARI 4,090 ▼0.59 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.24 ▼3.01 % ARI 4,090 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Hetimet janë specifikisht për veprimet e Ahmetajt dhe jo lidhjen e tij me inceneratorët

Komentet Imeraj i bëri në News24 ku komentoi edhe deklaratën e avokatëve të Ahmetajt, të cilët njoftuan më herët se klienti i tyre nuk gjendet në Shqipëri momentalisht, duke thënë se ky veprim nuk duhet të paragjykohet.

Ajo shtoi gjithashtu se hetimet ende nuk kanë përfunduar dhe gjithçka mbetet e hapur.

“Nuk mund ta paragjykojmë veprimin e Ahmetajt të përfaqësuar nga avokatë të tij, sa kohë njohja me dosjen është procedurale. Nuk duhet ta paragjykojmë që ishte për efekte të fitimit të kohës. Nëse e marrim në aspektin e mbrojtjes efektive, mbrojtësit kanë të drejtë të kenë dijeni për aktet që prokuroria pretendon që ka dyshime të bazuar në prova që lejon kërkesën për arrestimin e subjektit të dyshuar.

Në rangun e hetimit, ai vijon edhe në mungesë deri në përfundim ku konkludohet që ka një bazë të mjaftueshme për të komunikuar akuzën.

Korrupsioni pasiv në 6 raste ka të bëjë me përfitime të marra në mënyrë indirekte të Ahmetajt nga personazhe në gjykim tanimë për inceneratorët. Pastrimi i parave më tej është një akuzë individuale për Ahmetajn. Nuk shohim një hetim konkret për inceneratorët. Hetimet janë specifikisht për veprimet e Ahmetajt dhe jo lidhjen e tij me aferën. Megjithatë hetimet nuk kanë përfunduar”, u shpreh ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.