☁️
Tiranë 20°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 97.73 ▼6.14%
ARI 3,958 ▲1.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,935 ▲ +0.02% ETH $2,288 ▲ +1% XRP $1.2549 ▲ +0.21% SOL $94.4100 ▼ -0.47%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 97.73 ▼6.14 % ARI 3,958 ▲1.5 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 97.73 ▼6.14 % ARI 3,958 ▲1.5 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Hiqet gjuha shqipe nga tabela në kufi, Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm

Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka reaguar pasi në tabelën zyrtare të mirëseardhjes në kufirin shtetëror mungon gjuha shqipe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani publikoi një fotografi të tabelës ku mbishkrimi “Mirë se vini në Republikën e Maqedonisë së Veriut” figuron vetëm në maqedonisht, anglisht dhe frëngjisht, ndërsa shqipja është hequr.

Sipas Osmanit, ky veprim bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjin për përdorimin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut.

“Gjuha shqipe është hequr nga tabela zyrtare e mirëseardhjes në kufirin e Maqedonisë së Veriut. Regjistrimi i fundit i popullsisë tregoi se shqiptarët përbëjnë 29.5% të popullsisë. Kushtetuta dhe ligji garantojnë përdorimin e gjuhës shqipe. Heqja e saj nga një tabelë zyrtare shtetërore përbën paligjshmëri institucionale, diskriminim dhe provokim të qëllimshëm”, shkruan Osmani.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur çështja e zbatimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve vijon të mbetet një nga temat më të ndjeshme në Maqedoninë e Veriut. Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga autoritetet lidhur me arsyet e mungesës së gjuhës shqipe në tabelën kufitare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.