Atl.Madrid-Barcelona/ Simeone vlerësim maksimal për Barçën, Flick: Duam tri pikët!
Ndeshja e të dielës në “Metropolitano” është kryesorja e La Liga-s për këtë javë pasi Atletico pret kampionët në fuqi të Barcelonës.
Për këtë takim ditën e sotme komentoi trajneri i ekipit vendas në konferencën e zakonshme për shtyp. “Nuk kam asnjë dyshim për faktin se përballë kemi skuadrën më të mirë. Mendoj se mbrojtësit tanë nuk kanë nevojë për motivim ekstra pasi i gjithë ekipi duhet që të bëjë llogaritë më lojtarë si Yamal dhe Raphinha”, tha Diego Pablo Simeone.
Nga ana tjetër Hansi Flick ishte i qartë me synimet që ekipi i tij duhet të ketë për transferëtn e vështirë të Madirdit. “Mendoj se do të kemi një ndeshje të vështirë, por dua tri pikët. Për Barcelonën do të kishte shumë rëndësi që të shkonim në pushimin e kombëtareve si lider të kompeticionit”, tha tekniku gjerman. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.