🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 95.77 ▲2.14%
ARI 4,488 ▼0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,012 ▼ -4.1% ETH $1,873 ▼ -5.22% XRP $1.2412 ▼ -1.7% SOL $74.9700 ▼ -5.45%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 95.77 ▲2.14 % ARI 4,488 ▼0.71 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 95.77 ▲2.14 % ARI 4,488 ▼0.71 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Politika

Hoxha takim me homologun Berendsen: Holanda mbështet procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha , zhvilloi sot një takim produktiv me homologun e tij holandez, Tom Berendsen , në kuadër të mbledhjes së Këshillit të Punëve të Jashtme (FAC).

Në postimin e tij në platformën X, Hoxha vlerësoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve bilaterale mes Shqipërisë dhe Holandës, duke riafirmuar angazhimin e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në fushat politike, ekonomike, të sigurisë dhe çështjeve evropiane.

Ministri Hoxha shprehu mirënjohjen e Shqipërisë për rolin konstruktiv dhe parimor të Holandës në mbështetje të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, si edhe për angazhimin e vazhdueshëm të saj në promovimin e stabilitetit, sundimit të ligjit dhe qëndrueshmërisë demokratike në Ballkanin Perëndimor.

“Një takim mjaft produktiv sot, në kuadër të mbledhjes së Këshillit të Punëve të Jashtme (FAC), me Ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Tom Berendsen. Vlerësuam nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve bilaterale Shqipëri–Holandë dhe rikonfirmuam angazhimin tonë të përbashkët për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushat politike, ekonomike, të sigurisë dhe çështjeve Evropiane. Shpreha mirënjohjen e Shqipërisë për rolin konstruktiv dhe parimor të Holandës në mbështetje të procesit tonë të anëtarësimit në BE, si edhe për angazhimin e vazhdueshëm në promovimin e stabilitetit, shtetit të së drejtës dhe qëndrueshmërisë demokratike në Ballkanin Perëndimor.”

Në vijim, Hoxha ritheksoi vendosmërinë e palëkundur të Shqipërisë për të avancuar negociatat me ritëm ambicioz, përmes zbatimit të reformave konkrete dhe përmbushjes së të gjitha standardeve të kërkuara në një proces të besueshëm dhe të bazuar në meritë.

“Përsërita vendosmërinë e fortë të Shqipërisë për të çuar përpara negociatat me një ritëm ambicioz duke ofruar reforma konkrete dhe duke përmbushur të gjitha standardet e kërkuara përmes një procesi të besueshëm dhe të bazuar në meritë. Për Shqipërinë, fjalët kyçe mbeten të qarta: reformat dhe zbatimi efektiv i tyre.”

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme theksoi se Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj rrugës së saj të anëtarësimit në BE dhe ndaj bashkëpunimit të ngushtë e të pandërprerë me të gjithë partnerët evropianë për një Evropë më të fortë, më të sigurt dhe më të bashkuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.