Rajoni

Hoyt Brian Yee: Athina dhe Shkupi mundësi të shkëlqyer në 2018 për zgjidhjen e çështjes së emrit

Athina dhe Shkupi kanë një mundësi të shkëlqyer në 2018 për zgjidhjen e çështjes së emrit, deklaroi Zëvendës Asistent Sekretari amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Hoyt Brian Yee në një intervistë për agjencinë greke të lajmeve, ANA-MPA.

”I kërkoj Athinës dhe Shkupit që të negociojnë me mirëbesim, shtuar mbështetjen e të dërguarit special të OKB-së, Matthew Nimetz”, deklaroi Yee.

”Ne besojmë se negociatat mes dy vendeve do të jenë të vështira, kështu që duhet kompromis, edhe pse bisedimet paraprake me Matthew Nimetz kanë qenë konstruktive”, shtoi ai.

”SHBA bashkëpunon me partnerët e saj ballkanikë mbi bazën e interesave të përbashkëta afatgjata. Gushtin e kaluar në Podgoricë, zëvendëspresidenti Pence rikonfirmoi angazhimin amerikan në Evropë. Ai bëri të qartë se SHBA do të mbështesë çdo vend të Ballkanit Perëndimor përderisa rrugën drejt së ardhmes e kemi të përbashkët”, theksoi Yee.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button