⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 104.31 ▲2.26%
ARI 3,988 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,728 ▼ -3.06% ETH $2,246 ▼ -3.37% XRP $1.2557 ▼ -2.76% SOL $97.0600 ▼ -3.42%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.31 ▲2.26 % ARI 3,988 ▼1.08 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.31 ▲2.26 % ARI 3,988 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kronika

Humb jetën Aldison Beluli, një javë pas vrasjes së Ariela Muratit

 

E diela e shkuar do të sihte një ditë horrori në Tiranë, ku në orët e drekës Aldison Beluli do t’i merrte jetën Ariela Muratit e më pas do të qëllonte veten me plumb në kokë.

E si për një “koinçidencë”, po të dielën, një javë më pas, vetë vrasësi 23 vjeçar ka dhënë shpirt në spitalin e traumës.

Aldison Belulaj ka humbur jetën këtë mbrëmje në spitalin e Traumës në Tiranë. Doktorët nuk kanë mundur dot ta mbajnë më gjallë të riun, i cili pas vrasjes qëlloi veten me plumb në kokë. 23 vjeçari mbahej i gjallë përmes aparaturave në repartin e reanimacionit. Pavarësisht përpjekjeve të mjeëve, truri i Aldos kishte marrë dëmtime të konsiderueshme dhe shpresat për të ishin të pakta.

Historia e një dashurie vrastare

Aldison Beluli ishte njohur në kohën e gjimnazit me Arielën dhe për disa vite ata kanë qenë të lidhur. Ndarja mes të rinjva kishte nodhdur vitin e shkuar, por teksa për Arielën gjithçka kishte mbaruar, për Aldison Belulin një fakt i tillë nuk pranohej. I riu prej muajsh e përndiqte 21 vjeçaren dhe kërkonte që të fejohej me të. Madje 23 vjeçari kishte shkuar dhe në shtëpinë e Arielës për të kërkuar dorën e vajzës, por ishte refuzuar.

Të dielën e shkuar, Ariela së bashku me motrën dhe një kushërirën e saj ndalohen në rrugë nga Aldisoni. I riu kërkonte të njëjtën gjë, dhe pas një sherri, Aldisoni ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi Arielën.

Dritëhijet e një krimi që qëndronte në “prapaskenë”

Krimi që ndodhi fiks një javë më parë dhe që i mori jetën 21 vjeçares ishte në njëfarë mënyrë “në prapaskenë”, pasi familjarët dhe vetë Ariela e dinin se i riu nuk do të hiqte dorë nga dashuria apo osbesioni i tij për të renë.

Në këtë konkluzion të çojnë një sërë të dhënash të dala në media ditët e fundit, si ajo e mesazheve të vetë Arielës, e cila i pohonte një miku të saj se Aldisoni e kishte goditur njëherë me një tullë në kokë. Apo fakti tjetër se vetë 21 vjeçarja kishte kërkuar ndihmën e një efektivit policie në Tiranë, i njohuri i saj.

Por nga ana tjetër ngjarja sërish mban të fshehur shumë çështje, siç është dhe misteri i pistoletës me të cilën Aldison Beluli vrau Arielën. 23 vjeçari e qëllloi disa herë me plumba, e njëri nga to shkoi në kokën e Arielës, duke i marrë jetën në vend. Ku e gjeti pistoletën 23 vjeçari? Kjo është një pyetje që nuk ka marrë ende përgjigje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.