☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,419 ▲0.89%
DOW 51,393 ▼0.25%
NASDAQ 24,736 ▲1.73%
NAFTA 90.95 ▲0.48%
ARI 4,054 ▼1.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,333 ▼ -3.3% ETH $2,221 ▼ -4.7% XRP $1.1789 ▼ -7.75% SOL $90.5700 ▼ -2.17%
S&P 500 7,419 ▲0.89 % DOW 51,393 ▼0.25 % NASDAQ 24,736 ▲1.73 % NAFTA 90.95 ▲0.48 % ARI 4,054 ▼1.45 % S&P 500 7,419 ▲0.89 % DOW 51,393 ▼0.25 % NASDAQ 24,736 ▲1.73 % NAFTA 90.95 ▲0.48 % ARI 4,054 ▼1.45 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

ZELANDA E RE – Votuesit zgjedhin nesër parlamentin e ri, partitë përgatiten për negociata koalicioni

UELLINGTON, 6 nëntor /ATSH-DPA/- Zelanda e Re do të zhvillojë nesër zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, në një garë të ngushtë mes koalicionit qeverisës të qendrës së djathtë dhe opozitës së qendrës së majtë, sipas “Reuters”.

Sondazhet e fundit tregojnë se asnjëri prej dy blloqeve kryesore, nuk pritet të sigurojë shumicën e nevojshme, për të qeverisur i vetëm, duke bërë që partitë më të vogla të kenë një rol të rëndësishëm në formimin e qeverisë së ardhshme.

Kryeministri aktual, Christopher Luxon, lider i Partisë Kombëtare (National), kërkon një mandat të dytë në krye të qeverisë.

Ai drejton një koalicion me Partinë ACT dhe Partinë “Zelanda e Re e Para”.

Përballë tij është lideri i Partisë Laburiste, Chris Hipkins, ish-kryeministër, i cili synon rikthimin e së majtës në pushtet.

Sipas sondazhit të fundit të publikuar sot nga “Post-Freshwater Strategy”, Partia Laburiste kryeson me 30,7% të mbështetjes, duke shënuar një rritje prej 2 pikësh përqindjeje.

Partia Kombëtare e Luxon renditet me 26,4%, pas një rënieje prej 1,2 pikësh.

Partia “Zelanda e Re e Para” mbështetet nga 12% e të anketuarve, ndërsa ACT ka 9,8%.

Partia “Mundësia” regjistron 5,1%, një rezultat që mund t’i mundësojë përfaqësim në parlament dhe t’i japë asaj një rol vendimtar, në negociatat për krijimin e qeverisë.

“Partia Maori” që përfaqëson interesat e popullsisë autoktone maori, regjistron 2% në këtë sondazh.

Ekonomia, papunësia, rritja e çmimeve dhe përballueshmëria e banesave, kanë qenë ndër çështjet kryesore të fushatës zgjedhore.

Qeveria e Luxon është përballur me kritika për rimëkëmbjen e ngadaltë ekonomike, rritjen e papunësisë dhe vështirësitë me të cilat përballen familjet, për shkak të kostos së lartë të jetesës.

Partia Kombëtare ka premtuar vazhdimin e politikave për kontrollin e shpenzimeve publike, uljen e taksave dhe përmirësimin e ekonomisë.

Nga ana tjetër, Laburistët e Hipkins kanë vënë theksin te ulja e kostos së jetesës, përmirësimi i shërbimeve shëndetësore, investimet në punësim dhe strehim, si dhe forcimi i shërbimeve publike.

Përveç ekonomisë, gjatë fushatës janë diskutuar edhe politikat për popullsinë autoktone maori, ndryshimet klimatike, emigracioni dhe marrëdhëniet me Kinën dhe partnerët e sigurisë në rajonin e Paqësorit.

Sistemi zgjedhor i Zelandës së Re bazohet në përfaqësimin proporcional të përzier, ku 120 mandatet parlamentare, ndahen mes kandidatëve të zgjedhur drejtpërdrejt në zonat zgjedhore dhe listave partiake.

Parlamenti përbëhet nga 71 mandate të zonave zgjedhore dhe 49 mandate të listave partiake.

Për këtë arsye, krijimi i koalicioneve është i zakonshëm dhe partia që merr më shumë vota, nuk e fiton automatikisht të drejtën për të qeverisur.

Nëse rezultatet konfirmojnë mungesën e një shumice të qartë, partitë do të duhet të negociojnë për krijimin e një koalicioni ose për një marrëveshje, që garanton mbështetjen parlamentare të qeverisë.

Votimi paraprak ka nisur më 26 tetor dhe deri të mërkurën në mbrëmje rreth 1,44 milionë qytetarë kishin votuar.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nesër nga ora 09:00 deri në 19:00, sipas orës lokale.

Rezultatet paraprake do të publikohen gjatë mbrëmjes, ndërsa rezultatet zyrtare, përfshirë votat speciale dhe ato nga jashtë vendit, pritet të shpallen më 27 nëntor.

Zgjedhjet e vitit 2026, konsiderohen një provë e rëndësishme për qeverinë e Luxon, e cila erdhi në pushtet në vitin 2023, duke i dhënë fund gjashtë viteve të qeverisjes së Partisë Laburiste.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.