☁️
Tiranë 21°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $83,072 ▲ +0.4% ETH $2,508 ▲ +0.74% XRP $1.4067 ▲ +1.76% SOL $110.2400 ▲ +0.56%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Politika

“IBAR u amendua për…”, Berisha: Brukseli po sinjalizon probleme serioze

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në tryezën ‘Gratë politikane të rajonit, Suedisë dhe EPP-së bashkë për Integrimin’, është shprehur se integrimi në Bashkimin Europian është prioritet për demokratët. Por sipas tij, Shqipëria po rrëshqet drejt autokracisë dhe këtë e kanë konfirmuar edhe raportet ndërkombëtare.

“Integrimi në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe për Partinë Demokratike është prioriteti kryesor. Sepse ne besojmë se një e ardhme në BE do të thotë më shumë liri, më shumë mirëqenie dhe më shumë siguri për qytetarët shqiptarë.  Kjo është arsyeja pse për partinë tonë ky është prioriteti kryesor i programit.

Ne besojmë se ky proces duhet të bazohet në meritë. Vetëm një proces i bazuar në meritë u garanton qytetarëve tanë liritë dhe të drejtat e njeriut, një drejtësi të pavarur, një ekonomi funksionale tregu dhe ‘acquis communautaire’ për vendin. Shqipëria sot ndodhet në një moment shumë të veçantë. Pak muaj më parë, V-Dem e klasifikoi Shqipërinë si një autokraci elektorale. Në fakt, autokracitë elektorale janë diktatura autokratike në kuptimin që ato e pranojnë pluralizmin, por e shtypin atë”, tha Berisha.

Sipas Berishës, qeveria po përpiqet ta monopolizojë procesin e integrimit, ndërsa shtoi se edhe zhvillimet e fundit me amendimin e rezolutës (IBAR) në BE pasqyrojnë problematikat serioze të vendit me korrupsionin dhe sundimin e ligjit.

“Pavarësisht faktit se qeveria përpiqet ta mbajë atë pothuajse si proces të ndarë, jo vetëm për opozitën, por gjithashtu për publikun dhe shoqërinë civile. Ne qëndruam fort ndaj këtij zotërimi të këtij procesi dhe njëfarë përparimi është bërë. Disa gjëra u arritën në këtë drejtim, por përsëri ne këmbëngulëm.

IBAR u votua sot për Shqipërinë, por siç e keni dëgjuar ju, u amendua.  U amendua në mënyrë serioze pas qëndrimit të qeverisë ndaj hetimeve, ndaj drejtësisë, ndaj luftës kundër korrupsionit. Pra, ka pasur reflektime të mëdha të problemeve për t’u adresuar.  Shpresoj që Bashkimi Evropian do ta mbajë fokusin te rajoni ynë. Rajoni ynë është i rëndësishëm”, shtoi ai.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.