🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.97 ▲1.08%
ARI 4,412 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $64,410 ▲ +0.35% ETH $1,923 ▲ +1.36% XRP $1.0066 ▲ +1.09% SOL $77.3900 ▲ +1.8%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.97 ▲1.08 % ARI 4,412 ▼0.2 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.97 ▲1.08 % ARI 4,412 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Sporti

Ibra i thur elozhe Alajbegoviç: Talent dhe personalitet, ka lindur një yll

Meqenëse jemi në SHBA, duhet të themi: “A star is born” (një yll ka lindur). Ky është mendimi i Zllatan Ibrahimoviç për Kerim Alajbegoviç, talentin e Bosnjës që shënoi një gol të shkëlqyer kundër Katarit në Botëror.

Suedezi, që për talent dhe supergola kupton shumë mirë, ka folur kështu për Alajbegoviç: “Të gjithë flasin për golin, por për mua goli nuk është më i rëndësishmi. Më ka surprizuar më shumë kurajo e tij. Një 18-vjeçar në Botëror, nën presion, me miliona njerëz që e ndjekin, luan si të ishte i zoti i stadiumit. Kjo është e rrallë.

Shumë lojtarë kanë talent. Talenti është kudo, por pa personalitet nuk vlen për asgjë. Kur pashë Kerim, nuk pashë një të ri që shpresonte të bënte një ndeshje të mirë. Pashë një lojtar që besonte se ishte më i miri në fushë”.

Ibra analizoi në detaje pastaj golin e shënuar nga anësori i Leverkusen, që ndiqet nga shumë klube italiane: ”Finalizimi ishte shumë i bukur. Teknikë perfekte, por më goditi më shumë besimi para golit. Mënyra si e kërkoi topin dhe e krijoi momentin. Lojtarët e mëdhenj nuk presin raste, i krijojnë ato”.

Dhe Milani duket se është vënë në mendime për lojtarin boshnjak. Ai përfaqëson identikitin e blerjes ideale sipas kritereve të RedBird: i ri, talent dhe potencial. Ibra ka rëndësi në zgjedhjet e klubit kuqezi dhe elozhet e tij për Alajbegoviç mund të mos kenë qenë të rastësishme. Për të interesohen edhe Roma e Atalanta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.