☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,315 ▲ +0.78% ETH $2,704 ▲ +0.73% XRP $1.4995 ▲ +1.05% SOL $121.4500 ▲ +1.77%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
Kronika

Identifikohen viktima dhe i riu i arrestuar pas aksidentit fatal në Rrugën e Dibrës

Janë identifikuar viktima dhe drejtuesi i motomjetit të përfshirë në aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e 3 tetorit në Rrugën e Dibrës, në Tiranë.

Viktima është Shpëtime Muça, 75 vjeçe, e cila u përplas nga motomjeti dhe humbi jetën disa orë më vonë në spital.

Në pranga është vënë Eri Markaj, 20 vjeç, drejtuesi i motomjetit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:35, kur motomjeti i drejtuar nga Markaj përplasi 75-vjeçaren që po lëvizte si këmbësore.

Shpëtime Muça u transportua menjëherë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ndërroi jetë rreth orës 22:40.

Nga përplasja mbeti i dëmtuar edhe vetë 20-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, specialistët e Policisë Rrugore të Tiranës arrestuan në flagrancë Eri Markajn, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.