☁️
Tiranë 32°C · Vranët 03 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,178 ▲1.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
₿ CRYPTO
BTC $62,092 ▲ +0.67% ETH $1,736 ▲ +2.1% XRP $1.1124 ▲ +1.86% SOL $81.5400 ▲ +0.87%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,178 ▲1.26 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,178 ▲1.26 %
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
03 Jul 2026
Breaking
Europa

Identifikohet autori i sulmit me bombë në Monako, ku u plagos oligarku ukrainas. Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar

Një i dyshuar është identifikuar në hetimin për një bombë të vendosur në një pako, e cila plagosi rëndë një multimilioner me origjinë ukrainase, ndaj të cilit janë vendosur sanksione, si dhe dy persona të tjerë në Monako, njoftoi të enjten Prokuroria e Principatës.

“Është lëshuar një urdhër-arrest për të dyshuarin, i cili do të jetë subjekt i një njoftimi të kuq të Interpolit, duke nisur nga kjo mbrëmje”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.

E përditshmja franceze Le Figaro dhe televizioni BFMTV raportuan se i dyshuari, i filmuar nga kamerat e sigurisë me një kapele të zezë të tipit “fisherman”, besohet të jetë një grua që ishte përpjekur të paraqitej si burrë.

Prokurori i Përgjithshëm i Monakos, Stephane Thibault, vlerësoi punën e forcave të policisë së Monakos dhe “bashkëpunimin efektiv ndërkombëtar, si në nivel policor ashtu edhe gjyqësor”, që bëri të mundur “identifikimin, në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër, të personit që dyshohet se ka kryer sulmin”.

Për ngjarjen është hapur një hetim gjyqësor për tentativë vrasjeje dhe disa vepra të tjera penale, i cili i është besuar tre gjyqtarëve hetues.

Mbrëmjen e së hënës, një person la një pako në hyrje të një pallati të vogël, vetëm pak hapa larg kufirit me Francën.

Pak çaste më vonë, pajisja shpërthyese shpërtheu në hyrjen e godinës, pikërisht në momentin kur tre banorë, një çift dhe djali i tyre 13-vjeçar, po hynin në ndërtesë, duke mbetur të plagosur.

Autoritetet e Monakos nuk kanë konfirmuar identitetin e viktimave, por sipas disa burimeve të besueshme, objektivi i sulmit ishte Vadym Iermolaiev, 58 vjeç, një biznesmen i pasur me origjinë nga Ukraina dhe tashmë shtetas i Qipros, së bashku me partneren dhe djalin e tij.

13-vjeçari u dërgua në gjendje jo kritike në spitalin pediatrik Lenval në Nicë, ndërsa dy të rriturit, të cilët ndodheshin në rrezik për jetën, u transportuan në Spitalin Universitar të Nicës.

Të mërkurën, gjendja e biznesmenit nuk konsiderohej më kërcënuese për jetën, ndërsa partnerja e tij vijonte të ishte në gjendje të paqëndrueshme.

I vendosur në Monako të paktën që nga viti 2021, Iermolaiev është subjekt i sanksioneve të vendosura nga Ukraina që prej dhjetorit 2023 për shkak të aktiviteteve të tij biznesore në Krime, gadishull i aneksuar nga Rusia.

Autoritetet në Kiev pretendojnë se ai zotëronte një biznes të prodhimit të alkoolit në Krimenë e aneksuar dhe se vazhdoi të paguante taksa në Rusi edhe pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.

Një burim i tha AFP-së se në Dnipro, qyteti industrial ukrainas ku ai krijoi pasurinë e tij në sektorin e ndërtimit, kishte shumë njerëz që do të kishin dashur ta eliminonin.

Shpërthimi ka tronditur Monakon, një mikroshtet me nivel shumë të lartë sigurie pranë Nicës, i njohur si një prej destinacioneve të preferuara të njerëzve më të pasur në botë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.