IFOKUS – rani: Ngushtica e Hormuzit nuk do të rihapet pa plotësimin e shtatë kushteve
TEHERAN,, 4 tetor /ATSH-ANSA/ – Kryetari i Parlamentit iranian dhe kryenegociatori i Teheranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi se Ngushtica e Hormuzit nuk do të rihapet derisa Shtetet e Bashkuara të përmbushin shtatë kushtet e Iranit, të përcaktuara në Memorandumin e Islamabadit.
Ghalibaf tha se Uashingtoni së fundmi ka paraqitur disa propozime përmes një ndërmjetësi, pas planit të Iranit për një periudhë shtatëditore që synon krijimin e kushteve për rihapjen e ngushticës.
“Periudha e zvarritjes së procesit dhe imponimit të kërkesave të njëanshme ka përfunduar”, tha Ghalibaf, duke theksuar se qëndrimi i Iranit është “i qartë dhe i vendosur”.
Sipas tij, Hormuzi nuk do të hapet derisa të realizohen shtatë kushtet e Iranit, të lidhura me marrëveshjen e Islamabadit. Ghalibaf nuk bëri publike në fjalimin e tij detajet e këtyre shtatë.
Deklarata vjen disa ditë pasi ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, mori përmes ndërmjetësve nga Katari përgjigjen e SHBA-së ndaj planit shtatëditor të propozuar nga Teherani. Sipas planit iranian, rihapja e Ngushticës së Hormuzit mund të bëhej brenda shtatë ditësh nëse përmbusheshin kërkesat e Iranit.
Ngushtica e Hormuzit është një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, ndaj vazhdimi i mbylljes së saj mbetet një çështje me ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet ndërkombëtare të energjisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.