🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 28 April 2026
S&P 500 7,174 ▲0.12%
DOW 49,168 ▼0.13%
NASDAQ 24,887 ▲0.2%
NAFTA 98.71 ▲2.43%
ARI 4,643 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $76,764 ▼ -1.23% ETH $2,284 ▼ -1.35% XRP $1.3917 ▼ -1.71% SOL $83.7900 ▼ -1.83%
S&P 500 7,174 ▲0.12 % DOW 49,168 ▼0.13 % NASDAQ 24,887 ▲0.2 % NAFTA 98.71 ▲2.43 % ARI 4,643 ▼1.08 % S&P 500 7,174 ▲0.12 % DOW 49,168 ▼0.13 % NASDAQ 24,887 ▲0.2 % NAFTA 98.71 ▲2.43 % ARI 4,643 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974
28 Apr 2026
Breaking
Kosova

IKD: Procesi për zgjedhjen e Presidentit po cenon rendin kushtetues

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar sot lidhur me seancën e së hënës për presidentin, duke thënë se situata e krijuar në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen për zgjedhjen e Presidentit përbën një cenim serioz të rendit kushtetues dhe të rregullave parlamentare.

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar sot lidhur me seancën e së hënës për presidentin, duke thënë se situata e krijuar në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen për zgjedhjen e Presidentit përbën një cenim serioz të rendit kushtetues dhe të rregullave parlamentare.

IKD thekson se një proces që duhet të reflektojë standardet më të larta të ligjshmërisë dhe përgjegjësisë institucionale është karakterizuar nga një improvizim procedural dhe interpretim i gabuar i normave juridike, duke ngritur shqetësime të drejtpërdrejta për funksionimin e demokracisë.

“Së pari, mungesa e kuorumit për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme e bën të pavlefshëm vetë zhvillimin e procedurës. Kushtetuta kërkon praninë e së paku 80 deputetëve për nisjen e seancës dhe zhvillimin e dy raundeve të para të votimit, ndërkohë që në sallë kanë qenë vetëm 64 deputetë. Në këto rrethana, çdo veprim i mëtejshëm procedural përbën një precedent të rrezikshëm që cenon rëndë parimin e shtetit të së drejtës dhe krijon hapësirë për anashkalimin sistematik të rregullave kushtetuese.

Së dyti, mënyra e thirrjes së mbledhjes së Komisionit për Legjislacion, vetëm dy minuta para mbajtjes së saj, përbën shkelje të rëndë të standardeve minimale të transparencës dhe pjesëmarrjes. Një afat i tillë e pamundëson pjesëmarrjen efektive të deputetëve dhe e redukton procesin në një formalitet, duke cenuar legjitimitetin e çdo vendimi të marrë”, thekson IKD.

Tutje sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, çështja e nominimit dhe e nënshkrimeve të deputetëve është trajtuar në kundërshtim me kuadrin kushtetues dhe praktikën gjyqësore.

“Kushtetuta kërkon së paku dy kandidatë për President, kusht që është përmbushur fillimisht më 5 mars 2026 me kandidaturat e Glauk Konjufcës dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçakut. Megjithatë, tërheqja e tyre nga gara nuk e rikthen procesin në pikën zero në aspektin juridik të nënshkrimeve, pasi këto të fundit konsiderohen të konsumuara në momentin e dorëzimit. Secili kandidat kishte siguruar mbi minimumin prej 30 nënshkrimeve, të cilat, për shkak të natyrës së tyre juridike, janë të lidhura ekskluzivisht me kandidatin përkatës dhe nuk mund të transferohen apo ripërdoren për kandidatë të tjerë”, thuhet në reagim.

Sipas IKD-së, ky interpretim, krahasimisht, mbështetet edhe nga praktika e Gjykatës Kushtetuese në rastin KI 47/10, ku është theksuar se nënshkrimet e deputetëve, pasi dorëzohen si pjesë e një kërkese, nuk mund të tërhiqen në mënyrë arbitrare dhe konsiderohen të konsumuara.

Po ashtu, Rregullorja e Kuvendit e lejon tërheqjen e nënshkrimeve vetëm deri në momentin e dorëzimit në Zyrën për Propozime dhe Parashtresa, çka në këtë rast nuk ka ndodhur.

“Të gjitha veprimet e mësipërme, nga mungesa e kuorumit, shkeljet procedurale në funksionimin e komisioneve dhe keqinterpretimi i rregullave e bëjnë të gjithë procesin juridikisht të pavlefshëm. Lejimi i një praktike të tillë përbën rrezik serioz për demokracinë, pasi vendos një standard ku rregullat kushtetuese anashkalohen krijohen rrugë për kriza të përsëritura institucionale.

Për të gjitha këto arsye, IKD i bënë thirrje Kryetares së Kuvendit që të respektoj Kushtetutën dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, ashtu që të mos procedojë me asnjë veprim në seancë, nëse në sallë nuk janë të pranishëm 80 deputetë”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.