☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 90.92 ▼0.39%
ARI 4,820 ▼0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,842 ▲ +0.75% ETH $2,368 ▲ +2.21% XRP $1.3958 ▲ +2.76% SOL $85.2100 ▲ +1.54%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 90.92 ▼0.39 % ARI 4,820 ▼0.63 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 90.92 ▼0.39 % ARI 4,820 ▼0.63 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Politika

Ilir Meta priti Kryeministrin e Landit Gjerman Hessen Volker Bouffier

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Kryeministrin e Landit Gjerman Hessen Volker Bouffier me të cilin vlerësuan bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Meta shprehu mirënjohjen për vëmendjen që Gjermania tregon ndaj Shqipërisë dhe rajonit tonë dhe nënvizoi se bashkëpunimi me Hessenin si një land i fuqishëm gjerman duhet intensifikuar më tej, veçanërisht në drejtim të shkëmbimeve ekonomike dhe trajnimit profesional të të rinjve shqiptarë të cilët duhet të rrisin kapacitetet e tyre për tregun e punës.

Kryeministri i Landit Hessen Bouffier pasi vlerësoi progresin e madh që Shqipëria ka njohur gjatë dy dekadave të fundit vuri në dukje se perspektiva e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian dhe në këtë drejtim Gjermania mbetet një mik i afërt i popullit shqiptar dhe mbështetës i axhendës së reformave ku Parlamenti ka një rol kyç.

Meta dhe Kryeministri Bouffier diskutuan gjithashtu edhe mbi zhvillimet politike në vend duke ndarë bindjen e përbashkët se në kontekstin e zhvillimeve rajonale, Shqipëria duhet t’a forcojë edhe më tej rolin e saj stabilizues ndaj duhet rritur përgjegjshmëria dhe bashkëpunimi politik në vend për të avancuar me reformat kyçe si ajo e sistemit të drejtësisë – e cila i shërben edhe krijimit të një infrastrukture të favorshme për investimet e huaja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.