☁️
Tiranë 20°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,622 ▼1.27%
DOW 52,058 ▼0.54%
NASDAQ 25,605 ▼2.21%
NAFTA 104.24 ▲2.2%
ARI 3,934 ▼2.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,774 ▼ -4.56% ETH $2,217 ▼ -4.86% XRP $1.2303 ▼ -4.78% SOL $94.4500 ▼ -6.3%
S&P 500 7,622 ▼1.27 % DOW 52,058 ▼0.54 % NASDAQ 25,605 ▼2.21 % NAFTA 104.24 ▲2.2 % ARI 3,934 ▼2.43 % S&P 500 7,622 ▼1.27 % DOW 52,058 ▼0.54 % NASDAQ 25,605 ▼2.21 % NAFTA 104.24 ▲2.2 % ARI 3,934 ▼2.43 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Impianti fotovoltaik në Akërni, Komuniteti i Energjisë përgëzon Shqipërinë

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka vlerësuar pozitivisht përmbylljen me sukses të ankandit tpër të parin impiant fotovoltaik. “Mirëpresim ankandin e parë për mbështetjen e energjive të rinovueshme në Shqipëri dhe shpresojmë se e njëjta praktikë do të ndiqet edhe nga vendet e tjera që kanë të njëjtin status në kuadër të Komunitetit të Energjisë. Ankandet e energjisë së rinovueshme mundësojnë një garë konkuruese në procesin e garantimit të mbështetjes, duke sjellë çmime më të ulëta të energjisë së rinovueshme. Ky është një përfitim i qartë për konsumatorët e energjisë”, u shpreh Drejtori i Sekretariatit Janez Kopac.

Konsorciumi fitues i garës do të ndërtojë të parin impiant të energjisë diellore në vend, në rajonin e Akernisë, në afërsi të qytetit të Vlorës. Sipas ankandit, 50 MW do të jenë me mbështetje pasi qeveria garanton blerjen me 0.0599/kWh për një periudhë 15 vjeçare, çka është më ulët se sa çmimi bazë i energjisë apo ai i pikut referuar Bursës Hungareze të Energjisë (HUPX), referenca për çmimet e importit në rajon, regjistruar në Gusht dhe Shtator 2018. Një sasi tjetër prej 50 MW, pa mbështetje, do të shitet me çmimet e tregut.

Ankandi i energjisë të rinovueshme në Shqipëri u parapri me hapjen e një tjetër ankandi nga Mali i Zi për ndërtimin në një tokë shtetërore të një impianti me kapacitet të instaluar prej 250 MW, pa garanci blerjeje.

Në Mars 2018, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë bashkë me Bankën Evropiane për Rindërtim e Zhvillim dhe Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë e Rinovueshme publikuan udhëzimet për të ndihmuar shtetet e ndryshme në projektimin dhe implementimin e proceseve konkuruese në mbështetje të energjive të rinovueshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.