☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,626 ▼0.33%
DOW 50,629 ▼0.54%
NASDAQ 26,748 ▼0.42%
NAFTA 92.50 ▲2.3%
ARI 4,186 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $83,925 ▼ -0.26% ETH $2,678 ▼ -0.19% XRP $1.4825 ▼ -1.3% SOL $117.1800 ▼ -1.62%
S&P 500 7,626 ▼0.33 % DOW 50,629 ▼0.54 % NASDAQ 26,748 ▼0.42 % NAFTA 92.50 ▲2.3 % ARI 4,186 ▼0.02 % S&P 500 7,626 ▼0.33 % DOW 50,629 ▼0.54 % NASDAQ 26,748 ▼0.42 % NAFTA 92.50 ▲2.3 % ARI 4,186 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Politika

Inaugurohet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Rama: Të promovojmë kulturën dhe historinë, jo vetëm për turizmin por dhe përafrimin me BE

Muzeu Arkeologjik i Durrësit ha hapur dyert për të gjithë vizitorët pas rindërtimit të saj nga tërmeti shkatërrues i nëntorit 2019 përmes projektit Eu4Culture.

Gjatë inaugurimit kryeministri Edi Rama, e cilësoi këtë projekt si pjesë të një “ringritjeje të madhe” të objekteve të trashëgimisë kulturore në vend falë bashkëpunimit me BE-në.

Sipas Ramës, muzeu është rikrijuar në thelb, duke pasuruar linjën muzeale dhe duke e ngritur në një nivel të ri, ndërsa filozofia e rindërtimit pas tërmetit ka qenë kthimi i fatkeqësisë në një mundësi për të ndërtuar më mirë, më bukur dhe më rezistent.

“Ringritja e madhe e shumë objekteve të trashëgimisë kulturore pas tërmetit shkatërrues. Një ringritje e cila u bë e mundur falë solidaritetit dhe bashkëpunimit të ngushtë me BE-në dhe ne bëmë gjithçka na takonte që me projektet e duhura të çojmë përpara një punë transformuese, e cila flet vetë, siç flet që në pamjen e tij të jashtme ky muze. Së brendshmi, ky muze është ri-krijuar duke pasuruar linjën muzeale dhe duke e risjellë muzeun në një nivel të ri. Ky ka qenë edhe qëllimi, qoftë për familjet që u dëmtuan nga tërmeti, qoftë për institucionet dhe objektet e trashëgimisë kulturore, që atë fatkeqësi dhe pasojat e saj t’i transformojnë në një mundësi të re për të ndërtuar më mirë, më bukur dhe objekte shumë më rezistente”, tha Rama.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e investimeve në kulturë për Shqipërinë, veçanërisht në një moment kur vendi synon integrimin në Bashkimin Evropian dhe kërkon të promovojë më fort historinë dhe identitetin e tij në turizëm.

“Kudo ku tërmeti ka goditur, çfarë është ndërtuar pas flet vetë. Rëndësia e madhe që ka investimi në kulturë për Shqipërinë, një vend jo vetëm se është turistik, por edhe sepse është pranë anëtarësimit në BE, i ka të gjitha arsyet për të nxjerrë në pah sa më shumë historinë e vet, historinë e një vendi të vogël me shumë dëshmi të prekshme në të gjithë territorin e vet.

Evropa nuk është gjithmonë pa zemër, zemrën e ka, por e ka thellë dhe duhet durim dhe vullnet për ta arritur dhe për t’ia ndjerë rrahjet e saj. Është e sigurt që ajo zemër rreh dhe të bëhesh pjesë e asaj zemre është mision kombëtar i yni”, tha Rama.

Programi EU4Culture ka mbështetur deri më tani rilindjen e 23 objekteve të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, duke kontribuar jo vetëm në ruajtjen e historisë, por edhe në zhvillimin ekonomik, turizëm dhe punësim, veçanërisht për të rinjtë.

Me përmbylljen e këtij projekti, EU4Culture mbyll misionin e tij në këtë fazë, ndërsa përgjegjësia për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtyre hapësirave i kalon institucioneve shqiptare. Qëllimi mbetet që këto investime të vazhdojnë të gjenerojnë vlerë për komunitetin, turistët dhe ekonominë vendase, duke e kthyer trashëgiminë kulturore në një motor të qëndrueshëm zhvillimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.