⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,732 ▼ -0.05% ETH $2,234 ▲ +0.1% XRP $1.1590 ▼ -3% SOL $89.5300 ▼ -0.98%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

INDI – Putini bisedime me Modin, përpara samitit të BRICS

– Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi sot bisedime me kryeministrin indian Narendra Modi në Nju Delhi, ndërsa të dyja vendet synojnë të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe, në prag të samitit të fundjavës të vendeve të BRICS-it, sipas AP.

Modi dhe Putini diskutuan për bashkëpunimin në fushat politike, ekonomike, të mbrojtjes, energjisë dhe sektorë të tjerë.

“Të dy liderët biseduan gjithashtu për bashkëpunimin Indi-Rusi brenda BRICS-it dhe shkëmbyen pikëpamjet mbi çështjet rajonale dhe globale, përfshirë konfliktet në Lindjen e Mesme”, njoftoi Ministria e Jashtme e Indisë.

Takimi u zhvillua në prag të samitit të BRICS-it, që do të mbahet nesër dhe pasnesër dhe ku do të marrin pjesë, mes të tjerëve, presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti iranian Masoud Pezeshkian.

Grupimi përballet me një provë për unitetin e tij, përballë luftës në Ukrainë dhe konflikteve në Lindjen e Mesme, si dhe tensioneve në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës.

BRICS-i, i cili këtë vit kryesohet nga India, përbëhet nga vende të mëdha në zhvillim dhe ekonomi në zhvillim.

Akronimi BRICS vjen nga emrat e vendeve themeluese të grupimit në vitin 2006 – Brazilit, Rusisë, Indisë dhe Kinës – ndërsa Afrika e Jugut iu bashkua më vonë.

Që prej atëherë, grupimi është zgjeruar dhe tani përfshin 11 vende anëtare, të cilat përfaqësojnë rreth gjysmën e popullsisë së botës.

Vizita e Putinit nxjerr në pah një sfidë për Indinë

India ka ruajtur prej dekadash marrëdhënie të ngushta me Rusinë në fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë.

Nju Delhi ka bërë thirrje për dialog dhe diplomaci për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, ndërsa ka ruajtur marrëdhëniet si me Putinin, ashtu edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

India ka refuzuar t’u bashkohet përpjekjeve të vendeve perëndimore për izolimin e Moskës për shkak të luftës në Ukrainë.

Në të njëjtën kohë, Nju Delhi po ndjek marrëveshje të rëndësishme tregtare dhe investimesh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropën.

“Modi përsëriti sot se dialogu dhe diplomacia janë rruga për zgjidhjen e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës dhe tha se India është e gatshme të kontribuojë në përpjekjet për paqe”, sipas Ministrisë së Jashtme indiane.

Rusia mbetet gjithashtu një vend i rëndësishëm për furnizmin e pajisjeve ushtarake për Indinë, megjithëse Nju Delhi ka kërkuar të diversifikojë burimet e furnizimit në fushën e mbrojtjes.

India ka rritur ndjeshëm edhe importet e naftës ruse me çmime të reduktuara që prej fillimit të pushtimit të Ukrainës.

Energjia është bërë kështu një tjetër shtyllë e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe ka ndihmuar në zbutjen e pasojave të krizës energjetike, të shkaktuar nga lufta me Iranin.

Putini vizitoi për herë të fundit Indinë në dhjetor 2025, ndërsa në fillim të këtij muaji ai u takua me Modin në Bishkek, kryeqytetin e Kirgistanit.

Modi pritet të takohet sot pasdite edhe me presidentin iranian Masoud Pezeshkian. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.