☁️
Tiranë 19°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,726 ▼0.23%
DOW 52,370 ▼0.2%
NASDAQ 26,242 ▼1.16%
NAFTA 100.20 ▼2.51%
ARI 4,032 ▼0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,410 ▲ +0.85% ETH $2,356 ▲ +0.75% XRP $1.3036 ▼ -0.9% SOL $102.0300 ▲ +0.76%
S&P 500 7,726 ▼0.23 % DOW 52,370 ▼0.2 % NASDAQ 26,242 ▼1.16 % NAFTA 100.20 ▼2.51 % ARI 4,032 ▼0.49 % S&P 500 7,726 ▼0.23 % DOW 52,370 ▼0.2 % NASDAQ 26,242 ▼1.16 % NAFTA 100.20 ▼2.51 % ARI 4,032 ▼0.49 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Arte

Inspektim në Kalanë e Kaninës, konstatohet gjendja e strukturave historike

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore kreu inspektime në terren, në Kalanë e Kaninës, me qëllim evidentimin e gjendjes aktuale të monumentit dhe vlerësimin e ndërhyrjeve të realizuara deri më tani.

Specialistët e IKTK-së konstatuan gjendjen e strukturave historike, duke u kushtuar vëmendje ruajtjes së vlerave arkitektonike dhe autenticitetit të monumentit.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja tha se, monitorimi në terren mbetet një proces i rëndësishëm për ndjekjen e gjendjes së monumenteve dhe garantimin e mbrojtjes së trashëgimisë sonë kulturore.

Kalaja e Kaninës është një monument i rëndësishëm historik dhe kulturor që ndodhet rreth 6 km në juglindje të qytetit të Vlorës, në fshatin Kaninë. Fortifikimi daton që nga periudha ilire (shek. IV para Krishtit) dhe është rindërtuar nga romakët, bizantinët dhe osmanët. Kalaja ofron një pamje panoramike të gjerë mbi gjirin e Vlorës dhe detin Adriatik.

Në kala vijojnë punime konservuese, strukturale dhe gjeologjike. Ky projekt synon konsolidimin, ruajtjen e strukturave historike të kalasë, përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve për vizitorët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.