☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,953 ▲ +0.39% ETH $2,270 ▲ +0.91% XRP $1.2549 ▲ +0.42% SOL $95.3400 ▼ -0.58%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Inspektimet në treg: Tërhiqen produkte qumështi me yndyrë bimore, kontrollet vazhdojnë në Prishtinë dhe Prizren

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka vazhduar gjatë ditës së sotme inspektimet në treg, në kuadër të kontrolleve për produktet e qumështit dhe produktet e ngjashme me bazë bimore, të cilat Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ditë më parë ka urdhëruar të hiqen nga tregu në Republikën e Kosovës.

Kontrollet janë zhvilluar lidhur me përbërjen dhe deklarimin e produkteve të qumështit dhe produkteve të ngjashme. Në orët e paradites janë realizuar shtatë inspektime në markete të klasit B dhe C në regjionet e Prishtinës dhe Prizrenit.

Gjatë këtyre inspektimeve janë evidentuar disa produkte që përmbajnë yndyrë me bazë bimore. Me urdhër të IQMT-së, këto produkte janë larguar nga raftet e shitjes.

Produktet e tërhequra gjatë kontrolleve janë:

Holla Schmand – 400 gram

Holla Cooking Cream – 1 litër

Magic Krem – 800 gram

Sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, inspektimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, bazuar në listën e zgjeruar të produkteve të identifikuara nga AUV-i dhe të publikuara nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Në listën e produkteve të prodhuara nga kompania Abrazen LLC – Qumështorja Vita, të cilat duhet të tërhiqen menjëherë nga tregu, janë:

Schmand, 18% – 180 g

Schmand, 18% – 800 g

Schmand, 18% – 400 g

Holla Dessert – 1L

Holla Barista, 3.8% – 1L

Graden Milk – 1L

Holla Cooking Cream – 1L

Mushroom Cream Cheese – 200 g

Qumësht “My Cow”, 3.2% – 1L

Qumësht UHT “My Cow”, 3.2% – 1L

Qumësht UHT “Land”, 3.2%

Djathë i bardhë 100% – 250 g

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se, në baza ditore dhe në bazë të raporteve të pranuara nga inspektorët e IQMT-së, do ta njoftojë opinionin publik për produktet që janë larguar nga tregu.

Qëllimi i këtyre masave është parandalimi i mashtrimit të mëtejshëm të konsumatorëve dhe sigurimi i zbatimit të legjislacionit në fuqi.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të vazhdojë me inspektime dhe kontrolle në treg, me synim sigurimin e respektimit të kërkesave ligjore dhe transparencës së informacionit për konsumatorët.

Institucionet u kanë bërë thirrje gjithashtu kompanive prodhuese që të tërheqin nga tregu produktet e tyre të cilat kanë në përbërje yndyra bimore, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, konsumatorët janë ftuar që, nëse hasin në produktet e lartcekura, të cilat përmbajnë yndyra bimore, t’i raportojnë ato përmes platformës Viber në numrin +383 (0) 46 311-000./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.