☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 86.95 ▼1.33%
ARI 4,140 ▲1.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,523 ▲ +3.72% ETH $2,427 ▲ +6.2% XRP $1.3110 ▲ +3% SOL $96.1400 ▲ +3.85%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.95 ▼1.33 % ARI 4,140 ▲1.63 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.95 ▼1.33 % ARI 4,140 ▲1.63 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit shëmb ndërtimin pa leje në Karaburun

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, IKMT ka dalë me një noftim zyrtar lidhur me shembjen e një objekti pa leje në Karaburun. IKMT në njoftim bën me dije se në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë dhe strukturat e Inspektoratit Ndërtimor të Bashkisë Vlorë ndërhynë në Karaburun për të përfunduar prishjen një “beach bar”.

Gjatë kontrollit të kryer nga IKMT u konstatua se personi i identifikuar me inicialet O.Sh kishte ndërtuar ngritje strukturash të përkohshme, pedana dhe pasazhe me strukturë druri të realizuara mbi trarë mbajtës të vendosur në formacione shkëmbore.

Ndërhyrja rezultoi të ishte kryer pa dokumentacionin e përcaktuar në ligj, në zonë të mbrojtur dhe në vijë bregdetare me sipërfaqe totale 950.18 m2. Për rastin, IKMT vijoi me marrjen e masës administrative gjobë dhe vendimin për prishjen e objektit të kundërligjshëm.

Pasi ju komunikua vendimi, pak muaj më parë, subjekti filloi çmontimin dhe u dakordësua për një afat prishjeje vullnetare. Ndërkaq, konsumoi edhe procedurën e ankimit pranë Inspektoratit të Përgjithshëm i cili la në fuqi masat e marra nga IKMT-ja.

IKMT u rikthye sot në terren për të kryer prishjen e plotë të objektit. Më tej në njoftim bëhet me dije se për shkak të vështirësisë së terrenit, aksesit vetëm nga krahu i detit dhe pamundësisë së hyrjes me eskavator, IKMT bashkërëndoi punën me Inspektoratin Ndërtimor të Bashkisë Vlorë për kryerjen e çmontimit të strukturave.

Gjithashtu këtë të martë u vu në pranga njëri prej ndërtuesve, S. D. ndërsa ortaku i tij, O. Sh., u shpall në kërkim. Autoritetet po vijojnë punën për kapjen e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.