Politika

Duhet konsensus për Drejtësinë, Lu e Vlahutin takim me Xhafën

Mosmarrëveshjet e një dite më parë në Komisionin e Posacëm për Reformën në Drejtësi kanë shqetësuar diplomatët kryesorë në Tiranë.

Pas dështimit të mbledhjes së parë të Komisionit për të patur një consensus për reformën ambasadorët Lu dhe Vlahutin kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, për një takim me kryetarin e komisionit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj.

Ende nuk ka një njoftim se cfarë diskutohet por është e qartë se diplomatët janë në kërkim të gjetjes së gjuhës së përbashkët nga politika për realizimin e kësaj reforme të rëndësishme.

Mosmarrëveshjet po vijojnë edhe pas rekomandimeve të dyta të komisionit të Venecias, duke bërë që procesi të mos mundet të ecë përpara.

Cështja ka ngecur pasi palët nuk arrijnë të merren vesh nëse reforma do të jetë një punë e ekspertëve apo do të duhet angazhimi i drejtpërdrejtë i politikës në të.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button