☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 96.09 ▲0.04%
ARI 4,453 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $78,378 ▼ -0.49% ETH $2,477 ▼ -0.74% XRP $1.3910 ▼ -2.18% SOL $101.9600 ▼ -1.59%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 96.09 ▲0.04 % ARI 4,453 ▼0.17 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 96.09 ▲0.04 % ARI 4,453 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Bota

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e rregullave për kontrollin e saj mund të sjellë pasoja për pacientët.

Paralajmërimi vjen nga drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Hans Kluge, i cili tha se hendeku mes përdorimit të inteligjencës artificiale dhe mbikëqyrjes së saj është sfida kryesore e momentit.

Sipas OBSH-së, dy të tretat e 53 vendeve të Rajonit Europian tashmë përdorin inteligjencën artificiale për diagnostikim, ndërsa gjysma e tyre kanë chatbot-e me AI për pacientët.

Por vetëm një në 12 vende ka strategji për qeverisjen e kësaj teknologjie. Vetëm 8% e vendeve kanë një strategji të posaçme për inteligjencën artificiale në shëndetësi, ndërsa pothuajse 40% nuk kanë udhëzime etike për përdorimin e saj.

Kluge paralajmëroi se një algoritëm me gabime mund të çojë në diagnoza të pasakta për pacientë realë, me pasoja të drejtpërdrejta për shëndetin e tyre.

OBSH evidenton se edhe trajnimi i mjekëve në përdorimin e inteligjencës artificiale ka mangësi pasi vetëm 1 në 5 vende edukon studentët e shëndetësisë për përdorimin e saj, ndërsa vetëm 1 në 4 ofron trajnime për profesionistët në punë.

OBSH pritet të prezantojë në vitin 2028 një udhërrëfyes për inteligjencën artificiale dhe shëndetin, me synim përdorimin më të sigurt të kësaj teknologjie në sistemet shëndetësore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.