☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 30 July 2026
S&P 500 7,316 ▼1.52%
DOW 51,594 ▼2.19%
NASDAQ 24,443 ▼1.74%
NAFTA 85.16 ▲0.83%
ARI 4,096 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $63,967 ▼ -0.27% ETH $1,902 ▼ -0.56% XRP $1.0748 ▼ -1.09% SOL $73.5400 ▼ -0.23%
S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 85.16 ▲0.83 % ARI 4,096 ▼0.02 % S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 85.16 ▲0.83 % ARI 4,096 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
30 Jul 2026
Breaking
Politika

Interpelanca/ Balliu: “KAYO” bashkëpunon me kompani nën hetim nga NATO. Nufi: Çdo partner i nënshtrohet kontrollit. Shoqëria synon sigurinë kombëtare

Në interpelancën në Kuvend me Ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, me kërkesë të deputetit demokrat Klevis Balliu, u debatua për funksionimin e shoqërisë shtetërore KAYO, e krijuar për prodhimin dhe tregtimin e produkteve ushtarake.

Balliu akuzoi se krijimi dhe funksionimi i KAYO-s lidhet me afera korruptive dhe se, sipas tij, kompania ka bashkëpunuar me subjekte private që më pas kanë përfituar tendera në Ministrinë e Mbrojtjes. Ai pretendoi gjithashtu se kompani të lidhura me këtë strukturë janë nën hetim nga NATO dhe ngriti shqetësime për sigurinë kombëtare.

“Krijimi i një kompanie shtetërore që bashkëpunon me kompani private për të ndërtuar afera korruptive, dhe kjo është KAYO. Kjo prek sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe paratë e shqiptarëve. Në 2024 u miratua ligji për ngritjen e kompanisë shtetërore KAYO për prodhimin dhe tregtimin e prodhimeve ushtarake, por ajo që ndodh nuk ka të bëjë me mbështetje, por me afera korruptive në dëm të sigurisë së vendit. KAYO ka bashkëpunuar me kompani të tjera private për të krijuar kompani të tjera që më pas marrin tendera në Ministrinë e Mbrojtjes. KAYO po bashkëpunon me kompani që janë nën hetim nga NATO. KAYO nuk është as për sigurinë kombëtare apo qytetarët, por për të vjedhur me qeverinë shqiptare”, tha Balliu.

Nga ana tjetër, ministri Ermal Nufi i hodhi poshtë akuzat, duke deklaruar se KAYO është konceptuar si një kompani bashkëprodhuese me partnerë privatë për zhvillimin e industrisë ushtarake dhe rritjen e kapaciteteve të prodhimit në vend.

“KAYO është konceptuar si një kompani bashkëprodhuese me kapitale dhe me partnerë privatë që njohin industrinë dhe kanë kapitale, duke bashkëpunuar me KAYO për të prodhuar produkte ushtarake për Forcat e Armatosura dhe për të eksportuar. Qëllimi është të angazhojë kapitale private dhe jo shtetërore për ngritjen e një industrie. KAYO prodhon së pari siguri dhe rëndësia e prodhimit të kapaciteteve prodhuese në vend për pasjen e armëve dhe prodhimeve ushtarake, ku lufta në Ukrainë e tregoi qartë këtë gjë. Pasja e një shoqërie shtetërore me instrumente ligjore dhe ekonomike garanton pasjen e një rezerve të mjaftueshme municioni, e linjave të reja të prodhimit është domosdoshmëri në kuadrin e sigurisë” deklaroi ministri.

Ai theksoi gjithashtu se krijimi i kësaj strukture lidhet me nevojat e sigurisë kombëtare dhe zhvillimet ndërkombëtare të sigurisë, duke e cilësuar akuzat e opozitës si të nxituar dhe jo serioze.

“Në kundërshti nga sa pretendoi deputeti demokrat, janë të nxituara dhe jo serioze, pasi po flasim për sigurinë kombëtare. Kjo shoqëri KAYO nuk duhet të shihet me dyshim; patjetër që funksionon me partnerë privatë, pasi janë ata që shfrytëzojnë kapitalet, dhe kapitali i shtetit që nga formimi i saj është 3 milionë euro dhe kryesisht janë për pagat dhe operacionet bazike të shoqërisë. Të gjitha investimet e tjera vijnë nga kapitali privat’, tha Nufi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.