Rajoni

IOM: Ulje e ndjeshme e mbërritjes së migrantëve në ishujt grekë

Numri i migrantëve dhe refugjatëve që mbërrijnë në ishujt grekë ka rënë në mënyrë të ndjeshme, njoftoi sot Organizata Ndërkombëtare për Migrimin  (IOM).

”Të dielën e kaluar, më 22 nëntor, vetëm 155 persona mbërritën në Kalimnos, Megjisti, Lesbos, Hios dhe Kos”, shtoi IOM-i.

Gjatë 20 ditëve të para të muajit nëntor mesatarja e mbërritjeve ka qenë 4 500 persona në ditë.

Rënia e ndjeshme i atribuohet kushteve të përkeqësuara të motit, që bën pothuajse të pamundur udhëtimet me varka të vogla.

”Këtë vit, në detin Egje’ janë mbytur 585 persona”, thotë IOM-i.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button