☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,684 ▼0.77%
DOW 51,482 ▼0.67%
NASDAQ 26,820 ▼0.92%
NAFTA 93.32 ▲0.78%
ARI 4,157 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,536 ▼ -0.83% ETH $2,687 ▲ +0.44% XRP $1.4939 ▼ -0.99% SOL $118.5800 ▼ -2.36%
S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 93.32 ▲0.78 % ARI 4,157 ▼0.27 % S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 93.32 ▲0.78 % ARI 4,157 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
29 Sht 2026
Breaking
Kosova

Lushtaku i reagon Haxhiut: Le ta kryejë punën e vet, Vetëvendosje e ka përçarë popullin

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se për Lëvizjen Vetëvendosje një koalicion me PDK-në është i pamundur, duke pretenduar se brenda këtij subjekti politik ka figura që luajnë rolin kryesor në prapaskenë, siç transmeton Klan Kosova.

Edhe pse nuk e përmendi asnjë person me emër, Haxhiu lëshoi akuza indirekte se në partinë që udhëhiqet nga Bedri Hamza ka figura me fuqi dhe ndikim të madh. “Duhet me ditë kush e udhëheq PDK-në. Sepse ka figura aty që kanë fuqi dhe pushtet dhe që mendoj që kanë probleme me ligjin dhe pasurinë që e kanë krijuar”, deklaroi ajo në “Debat Plus”, sipas raportimit të Klan Kosova.

Kur gazetari Ermal Panduri e pyeti me ironi nëse kjo do të nënkuptonte se, nëse Sami Lushtaku nuk do të ishte pjesë e PDK-së, atëherë Vetëvendosje do të mund të bënte koalicion me këtë parti, ajo qeshi dhe tha: “Uroj që Ligji për Byronë të hyjë në fuqi shumë shpejt dhe pastaj secili do të japë llogari për pasurinë që e ka krijuar”.

Klan Kosova e ka kontaktuar kryetarin e Skënderajt, Sami Lushtaku, i cili deklaratat e Haxhiut i sheh si ndërhyrje në punët e brendshme të partisë. “Albulena Haxhiu duhet me kry punën e vet, mos me u interesu kush është kryetar i Partisë Demokratike edhe e din komplet opinioni në Kosovë që Bedri Hamza është kryetar i partisë”, tha Lushtaku, siç njofton Klan Kosova.

“Unë e di që e pengoj Vetëvendosjen sepse unë jam kundër politikave të Vetëvendosje e cila e ka përça dhe e ka helmu këtë popull. Prandaj unë jam i qartë, as nuk më ka frikë, as nuk e kam ndërmend me i mshef atë që i mendoj”, përfundoi Lushtaku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.