☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.97 ▼0.79%
ARI 4,039 ▼0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,103 ▼ -1.1% ETH $2,325 ▼ -1.01% XRP $1.2902 ▼ -2.12% SOL $100.4000 ▼ -1.65%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,039 ▼0.32 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,039 ▼0.32 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Ish-deputetja Lajla Përnaska kritikon modelin e PD-së: Noka dhe Vokshi nuk më kanë përfaqësuar kurrë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska, ka shprehur kritika ndaj mënyrës së organizimit dhe drejtimit të PD-së, duke vënë në pikëpyetje modelin politik që, sipas saj, nuk ka arritur të zgjerojë mbështetjen elektorale të partisë.

E ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Përnaska u ndal te retorika e vazhdueshme e “rigjenerimit” dhe “ripërtëritjes” brenda PD-së, duke argumentuar se problemi kryesor mbetet mungesa e zgjerimit të elektoratit.

“Dëgjuam rigjenerim, ripërtëritje, riaktivizim, kemi dëgjuar rilindje, rithemelim, gjithmonë është “ri”, “ri”, “ri”. Unë e shoh të pavend këtë mënyrë të të bërit politik. PD zgjeroi shumë strukturuar por nuk zgjeroi elektoratin, u tkurr në elektorat, ky është një lloj ngërçi që lidershipi duhet ta shikojë me shumë kujdes”, tha ajo.

Përnaska shprehu gjithashtu kundërshtimet e saj ndaj figurave të Flamur Nokës dhe Albana Vokshit, duke deklaruar se nuk është ndjerë asnjëherë e përfaqësuar prej tyre.

“Sa i përket emrave sigurisht që kam edhe unë ato objeksionet e mia, s’më ka përfaqësuar kurrë z.Noka, në asnjë detaj të modelit të tij si politikan dhe si drejtues, përkundrazi, edhe në kohën kur kam bashkëpunuar kam pasur debate të forta me të, sikurse nuk me ka përfaqësuar kurrë znj.Vokshi”, u shpreh ish-deputetja.

Duke iu referuar drejtimit të Lidhjes Demokratike të Gruas, Përnaska tha se problemi nuk lidhet me emrat, por me modelin e funksionimit, për të cilin pretendon se nuk është legjitimuar përmes votës.

“S’ka rëndësi emri, por modeli, që asnjëherë s’është zgjedhur me votë dhe qëndron në mënyrë të sforcuar në një pozicion që s’i takon”, deklaroi Përnaska.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.